Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nga reduktimi i rrudhave të para tek niveli i lartë i sheqerit, arsyet përse duhet të hani patate të ëmbla

Postuar: 17/05/2019 - 19:31

Patatja e ëmbël është një lloj i veçantë i patates  dhe mund ta gjeni në ngjyrë krem, të verdhë, portokalli dhe ngjyrë vjollcë. Kjo patate është e pasur me antioksidantë dhe me vlera ushqyese. Këto patate ju vijnë në ndihmë më së shumti diabetikëve dhe jo vetëm.

Ja përse:

Patatja e ëmbël është e mirë për personat e sëmurë me diabet pasi përmban sheqerna natyrorë të cilat stabilizojnë nivelin e insulinës tek diabetikët.

E pasur me fibra dietike të cilat shërbejnë për tretjen. Parandalon kancerin e zorrës së trashë dhe ndihmon personat që kanë probleme me konstipacionin.
Përmban karotenoide të cilat ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A, vitaminë e cila ripërtërin sistemin e frymëmarrjes. Duhanpirësit duhet ta konsumojnë sa më shpesh.
Përmban vitaminë D. Kjo vitaminë është e mirë për dhëmbët, zemrën, lëkurën, eshtrat. Rrit nivelin e energjisë.
Përmban vitaminë B6 e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit.
Është e mirë për indet dhe muskujt dhe ndihmon për ulen e enjtjeve apo dhimbjet e barkut. Ju jep energji dhe rregullon rrahjet e zemrës.
Vepron si një antioksidant, mbron mushkëritë si dhe parandalon kancerin e gjirit. Redukton shenjat e plakjes.
E pasur me acid folik. Ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të fetusit. Rekomandohet të konsumohet nga gratë shtatzëna.
Vitamina C është thelbësore për funksionimin si duhet të trupit dhe patatja e ëmbël e përmban me shumicë këtë vitaminë.
Ujin e patateve të ziera mund ta përdorni për të trajtuar lëkurën, sidomos në raastet kur lëkura është e acaruar. Pastron thellësisht poret.
Është e pasur me hekur i cili ka rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe dheh të bardha të gjakut. Ndihmon përtë luftuar anmeinë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 16:04

Në kohët e sotme, vëmendja jonë është më e fokusuar në cilësinë e ushqimeve që sjellim në tryezë.

Postuar: 17/09/2019 - 13:34

Pirja e ujit gjatë ngrënies është një zakon që të gjithë e bëjmë shpesh por ky zakon paska dhe an

Postuar: 17/09/2019 - 10:04

Hudhra është e njohur si një ndër ushqimet më të shëndetshme, antibiotik natyror dhe ilaç për shu

Postuar: 17/09/2019 - 09:07

Personat që rregullisht konsumojnë çokollatë të zezë janë më pak të rrezikuar nga depresioni, shk

Postuar: 16/09/2019 - 20:52

Mjekët pretendojnë se një grua ‘kuroi’ kancerin ovarian, pasi mori trajtimin tradic

Postuar: 16/09/2019 - 15:23

A do donit ta dinit edhe ju se kur e keni fundin?

Postuar: 16/09/2019 - 14:58

Ka një numër njerëzish që kërkojnë një përgjigje për pyetjen, a është kafeja e mirë për lëkurën t