Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Niseni ditën me kos të freskët me mjaltë e arra dhe zbuloni çfarë i ndodh organizmit tuaj

Postuar: 20/11/2018 - 10:24

Kosi është një ushqim fantastik që duhet konsumuar çdo ditë. Ai është aleati i organizmit pasi vepron shumë mirë për mjaft funksione shëndetësore.

Athtësia e kosit kombinohet mjaft mirë me arrat dhe mjaltin dhe nëse përdoret në mëngjes sjell një rritje të fortë të aktivitetit energjik të organizmit.

Bëhet fjalë për recetën e ëmbëlsirës me kos, arra dhe mjaltë.

Përbërësit e shëndetshëm

250 gramë kos

2 lugë gjelle me arra të grira hollë ose të plota nëse dëshironi

2 lugë çaji me mjaltë

Lëkura e një limoni të grirë hollë në rende

1 lugë kafeje me ekstrakt vaniljeje nëse dëshironi

Përgatitja e recetës energjike të kosit me mjaltë dhe arra

AgroËeb.org ju këshillon të përdorni kos të zënë në shtëpi pasi ai është i pasur me probiotikë të cilët luajnë një rol të dorës së parë për shëndetin.

Kullojeni kosin duke përdorur një napë të pastër pambuku.

Vendoseni napën të kullojë sipër një filxhani ose një pjate dhe futeni në frigorifer.

Mbajeni në frigorifer gjatë natës. Gjatë kësaj periudhe, kosi do të trashet sa duhet për ëmbëlsirën dhe do të japë një masë kremoze, mjaft të këndshme për t’u konsumuar.

Më pas, hiqeni kosin e trashë nga napa dhe hidheni në një enë qelqi.

Përziejeni me vaniljen dhe shtoni mjaltin, arrat e thërrmuara dhe lëkurët e grira të limonit.

Frutat më të mira që përdoren në ëmbëlsirat me kos

Përfshirja e frutave në mëngjeset me kos është një mënyrë shumë e shëndetshme për ta bërë kosin më të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Deri në moshën 30 vjeçare, formimi dhe zhvillimi i kockave është në formë optimale. Pas të tridhjetave masa kockore është më e brishtë dhe ka nevojë për shumë kalçium.

Burimi më i mirë i kalçiumit janë sigurisht produktet e bulmetit, ku kosi ka rol kryesor.

Trupi e përthith më mirë kalçiumin nga bulmeti në krahasim me çdo ushqim tjetër.

Shegët, pureja e mollës, pjeshkët, fiqtë, luleshtrydhet dhe bananet janë fruta që përshtaten shumë me kosin.

Pas tyre ju mund të përdorni edhe fruta të thata si boronicat, rrushin e thatë, kajsitë e thata, madje edhe fiqtë  e thatë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 12:48

Hudhra mund të forcojë sistemin imun kundër baktereve dhe mund të ndikojë për të mirë në zemrën tuaj. E një përzierje e re e cila përfshin mjaltë dhe hudhër është bërë hit kohët e fundit online.

Postuar: 20/07/2019 - 11:47

Edhe pse gjatë majit koha nuk ka qenë aq premtuese sa do të donim, vera është vetëm disa javë lar

Postuar: 19/07/2019 - 22:20

Të gjithë ata që e kanë provuar e dinë se dhimbja e dhëmbëve është një tmerr i vërtetë.

Postuar: 18/07/2019 - 13:34

Lulet e kulumbrisë çelin para gjethëzimit, të cilat mund të gjenden të vetmuara, ose në grupe të

Postuar: 17/07/2019 - 12:27

Rreth kafesë janë bërë shumë studime, ku shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur në konkluzione dhe

Postuar: 16/07/2019 - 12:00

Gjethet e limonit përdoren në gatime dhe lëngjet e frutave për të ofruar një shije dhe aromë shte

Postuar: 16/07/2019 - 09:00

Më poshtë do gjeni pesë ushqimet që nuk duhet t'i konsumoni apo t'i konsumoni në sasi të