BREAKING NEWS

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen
x

Shëndeti

Një gotë nga kjo do të pastroj mëlçinë tuaj, largon kapsllëkun dhe ruan stomakun nga...

Një gotë nga kjo do të pastroj mëlçinë tuaj,

E dini që kombinimi i mollës, karotave dhe panxharit mund të bëjë “mrekulli të vogla” për trupin tuaj? Gjithçka nevojitet është një shtrydhëse frutash, mollë, karota dhe panxhar.

Ato lahen me kujdes dhe hidhen në shtrydhëse pa u qëruar, ndërsa lëngu i përftuar duhet konsumuar menjëherë, pasi nëse ruhet në frigorifer, humbet vlerat. Specialistët thonë se raporti i tre përbërësve është mirë të jetë i njëjtë dhe se pijes nuk i duhet shtuar sheqer.

Mollët përmbajnë vitaminat A, B1, B2, B6, C, E dhe K, si dhe elementë si zink, bakër, magnez, potasium, fosfor, hekur, kalcium dhe mangan. Molla është gjithashtu e pasur edhe me fibra.

Karota përmban vitaminat A, B1, B2, B3, B6, C, E dhe K. Gjithashtu, në përmbërje të saj gjenden edhe potasium, kalcium, fosfor, magnez dhe selen. Një nga përbërësit më të rëndësishëm është betakaroteni.

Panxhari është i pasur me vitaminat A, C, B-kompleks, dhe elementë si potasiumi, hekuri dhe magnezi.

Kombinimi i të tre përbërësve të pijes-mrekulli jep vlerat ushqyese që i nevojiten një personi gjatë ditës, duke pasur gjithashtu edhe ndikim pozitiv në shëndet në terma afatgjatë.

Ja disa prej përfitimeve

Pija është shumë efektive në ruajtjen e shëndetit të organeve si veshkat, mëlçia dhe pankreasi. Gjithashtu, ajo forcon edhe organe si zemra dhe mushkëritë.

Karota dhe panxhari kanë në përbërje alfa dhe beta karotenin dhe luteinën, të cilat ruajnë të shëndetshme zemrën, ndërsa molla ndihmon në mbajtjen në nivele normale të kolesterolit të dmëshëm.

Lëkura është një tjetër organ që përfiton nga kjo pije. Më pak puçrra dhe rrudha janë efektet e një gote lëngu në ditë.

Pija ndihmon sistemin tretës. Ruan të shëndetshëm stomakun dhe parandalon ulçerat. Rregullon lëvizjen e zorrëve dhe ndikon pozitivisht në rastet e kapsllëkut.

Rrit aktivitetin e sistemit imunitar, duke parandaluar infe ksionet dhe aler gjitë. Përdoret edhe për kurimin e inf eksionit të grykëve.

Largon he. lmet nga mëlçia dhe pastron gjakun. Gjithashtu, kjo pije rrit edhe prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.