Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga drejtuesit në qarqe lista me emrat e drejtorëve dështakë, ikin 20 emrat e parë në Tiranë

Furtunë shkarkimesh në administratë, Rama kërkon nga
x

Shëndeti

Një teori mjaft interesante! Mësoni çfarë duhet të hani sipas grupit të gjakut

Një teori mjaft interesante! Mësoni çfarë duhet të

Të ushqehesh drejt sipas grupit të gjakut, ose ndryshe e njohur si teoria D’Adamo e krijuar nga Peter J. D’Adamo, do të thotë që secili të ushqehet në bazë të grupit të gjakut që ka, me qëllim për t’i parandaluar sëmundjet dhe kilogramët e tepërt.

Sipas Peter D’Adamos, njerëzit pasqyrojnë zakone specifike të të ngrënit, të cilat janë të lidhura ngushtësisht edhe me paraardhësit tanë dhe me stilet e ndryshme të jetesës.

Çdo grup gjaku dhe stili jetës i përshtatshëm për të, korrespondon me “profesionin” që paraardhësit e tyre e kanë pasur.

Grupi 0, “Gjuetari”

Gjuetar, i pavarur, udhëheqës, me sistem imunitar të fortë. Ka kujtesë gjenetike të fuqishme, instikt, optimist i lindur. Grupi më i vjetër i shfaqur 40.000 vite para Krishtit te Kromanionët. Ushqimi i tyre kishte bazë proteinat pasi ushqeheshin vetëm me mish, kështu aparati i tyre tretës arriti formën më të mirë.

Grupi 0 mund të quhet ndryshe një grup “mishëngrënës”.

Kanë aparat tretës të fuqishëm, tolerant dhe përshtaten shumë mirë me aktivitetin fizik.

Regjimi ushqimor për grupin 0:

Grupi 0 mund të konsumojë mish sa herë të dojë pasi ka prani të lartë të acidit gastrik në stomak i cili e tret shumë mirë mishin.

Duhet të tregojë kujdes në sasinë e mishit që konsumon, jo më shumë se 150-200 gram në vakt. Dieta me bazë mishi, perime dhe sasi e kufizuar e prodhimeve të grurit është ideale për ta.

Grupi AB

2-4% e njerëzve në botë kanë grup gjaku AB.

Ka moshë të re, 1000 vite.

Njerëzit me grup gjaku AB kanë sistem imunitar të dobët e delikat.

Grupi AB duke qenë një ndër grupet e rralla të gjakut është biologjikisht i ndërlikuar. Nuk shkon me asnjë nga kategoritë e grupeve të tjera. Herë ngjan me grupin A dhe herë me grupin B, dhe herë-herë shihet si një kombinim hibrid.

Regjimi ushqimor për grupin AB:

Ky grup ka një dietë të ndërlikuar e cila duhet studiuar me kujdes.

AB ka pak acide stomaku, kjo nënkupton që edhe pse janë programuar gjenetikisht për të ngrënë mish, aparati i tyre tretës nuk e proçeson mirë atë. Prandaj ky grup duhet të kufizojë përdorimin e mishit.

Personat me grup gjaku AB janë të prirur për të qenë intolerant ndaj Glutenit, prandaj duhet të kufizoni përdorimin e prodhimeve të grurit. Nëse doni të dobësoheni ju gjithashtu duhet të kufizoni edhe përdorimin e karbohidrateve. Diera me bazë perime , fruta dhe sasi të kufizuar të mishit dhe prodhimeve gruri është idelae për ta.

Grupi A, “Fermeri”

Grupi A është shfaqur në Azi dhe Lindje të mesme 15.000-25.000 vite para Krishtit

Janë të duruar, bashkëpunues, pasionantë, praktikë dhe të zotë për të përballuar sfidat e jetës.

Kanë tendencë të kenë një gjendje “stresi” kronik në përditshmëri.

Paraardhësit e grupi A, janë marrë me bujqësi e blegtori.

Ata konsumonin ato që kultivonin vetë, për këtë arsye dieta vegjetariane është ideale për ta, kryesisht kur qëllimi tyre është humbja e peshës. Ndryshe nga grupi 0 i cili e përdor mishin si karburant për energji, grupi A e akumulon atë në dhjam, madje konsumimi i mishit ju shkakton gjendje lodhje dhe pafuqie. Grupi A ka probleme me tretjen e prodhimeve të qumështit, për këtë arsye duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e tyre pasi ju shkaktohen probleme shëndetsore. Personat me grup gjaku A kanë tendencë të mbajnë ujë të tepërt në trup. Dieta e tyre është natyrale, efikase për të humbur peshë edhe nëse përdoret nga grupet e tjera. Dieta e grupit A ka profil vegjetarian. Bazohet në perime, fruta, kufizim të mishit apo prodhimeve të qumështit. Kufizim të fasuleve dhe grurit.

Grupi B, “Barinjtë”

Njerëzit e grupit B janë vigjilent dhe origjinal. Kanë dietë të ekuilibruar më shumë se grupet e tjera. Kanë mundësi zgjedhje më të madhe të ushqimeve. Karakterizohen nga një imunitet i fortë, përballojnë me sukses sëmundjet, madjet edhe ato më të rëndat si është kanceri. Sistemi tyre tretës është mjaft i fortë dhe tolerant. Ky grup duhet të përdorë sa më shumë lëngje, çajra dhe ujë. “Të gjitha nga pak” , është motoja e dietës ideale për grupin B. Njerëzit me grup gjaku B e kanë më të lehtë humbjen e peshës, ata mund ta arrijnë atë vetëm nëpërmjet ekuilibrit në regjimin ushqimor. Kur prishin regjimin ushqimor ata ndjehen të lodhur dhe pa energji. Organizmi i tyre ka një marëdhënie fantastike me qumështin, kjo bazuar te paraardhësit e tyre.