BREAKING NEWS

“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron arrestime të politikanëve: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje
x
BREAKING NEWS

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe
x
BREAKING NEWS

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”,
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe
x
BREAKING NEWS

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i
x
BREAKING NEWS

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja
x
BREAKING NEWS

Skandali me inceneratorët, ish-deputeti plas deklaratën e fortë: Ja cili është kryebashkiaku që nuk do rikandidojë dot në zgjedhjet e ardhshme pasi do të jetë nën hetim

Skandali me inceneratorët, ish-deputeti plas deklaratën e fortë:
x

Shëndeti

Një tjetër sëmundje po përhapet me shpejtësi, OBSH-ja bën lëvizjen urgjente

Një tjetër sëmundje po përhapet me shpejtësi, OBSH-ja

Organizata Botërore e Shëndetësisë po punon për të hartuar udhëzime të mëtejshme për frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve, mes shqetësimeve se rastet mund të rriten më tej gjatë muajve të verës, i tha agjencisë Reuters një këshilltar i lartë i agjencisë së OKB-së.

Teoria mbi të cilën po mbështetet OBSH-ja, bazuar në rastet e identifikuara deri tani, është se përhapja po nxitet nga kontakti seksual, tha David Heymann, kryetar i Grupit Këshillimor Strategjik dhe Teknik të OBSH-së për rreziqet e infektimeve që mund të kthehen në pandemi dhe epidemi. Ai drejtoi të premten një takim lidhur me përhapjen e rasteve.

Lija e majmunit është një sëmundje infektive zakonisht e lehtë që haset kryesisht në pjesë të Afrikës perëndimore dhe qendrore. Ajo përhapet nga kontakti i ngushtë, që do të thotë se mund të frenohet relativisht lehtë përmes masave të tilla si vetëizolimi dhe higjiena.

Përhapja në 11 vende ku ajo nuk haset zakonisht, është shumë e pazakontë, sipas shkencëtarëve. Më shumë se 100 raste të konfirmuara ose të dyshuara janë raportuar deri tani, shumica prej tyre në Evropë.

Dr. Heymann, profesor në Univeresitetin e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, tha se ekspertët ka të ngjarë të japin më shumë udhëzime për vendet në ditët në vijim. Zyrtarët shëndetësorë në disa vende kanë paralajmëruar se rastet mund të rriten më tej në grumbullimet dhe festivalet e mëdha verore.

“Ajo që duket se po ndodh është se (lija e majmunit) është futur në popullatë përmes transmetimit seksual dhe po përhapet si infeksionet seksualisht të transmetueshme, gjë që ka përforcuar përhapjen e saj në mbarë botën,” tha Dr. Heymann.

Ai tha se takimi i OBSH-së u thirr “për shkak të urgjencës së situatës”. Grupi që ai drejton nuk shpall emergjencat e shëndetit publik me shqetësim për gjithë botën, gjendja më e lartë e alarmit të OBSH-së, e cila aktualisht zbatohet për pandeminë COVID-19.

Dr. Heymann tha se komiteti ndërkombëtar i ekspertëve, i cili u mblodh me video-konferencë, diskutoi se çfarë duhet të studiohet në lidhje me shpërthimin dhe t’i komunikohet publikut, përfshirë nëse ka ndonjë përhapje asimptomatike, cilat janë grupet e rrezikuara dhe cilat janë rrugët e ndryshme të transmetimit.

Ai tha se kontakti i ngushtë ishte rruga kryesore e transmetimit të virusit pasi plagët në lëkurë që janë tipike të sëmundjes janë shumë infektive. Për shembull, prindërit që kujdesen për fëmijët e sëmurë janë në rrezik, si dhe punonjësit e shëndetësisë. Kjo është arsyeja pse disa vende kanë filluar të vaksinojnë ekipet që trajtojnë pacientët me line e majmunit duke përdorur vaksina për linë, një virus i ngjashëm.

Shumë nga rastet aktuale janë identifikuar në klinikat e shëndetit seksual.

Sekuenca paraprake e gjenomeve tek një sërë rastesh në Evropë ka sugjeruar një ngjashmëri me llojin që u përhap në një mënyrë të kufizuar në Britani, Izrael dhe Singapor në vitin 2018.

Dr. Heymann tha se ishte “biologjikisht e besueshme” që virusi që atëherë të kishte qarkulluar jashtë vendeve nga ku e ka origjinën, por nuk kishte rezultuar në shpërthime të mëdha si rezultat i bllokimeve të COVID-19, distancës sociale dhe kufizimeve të udhëtimit.

Ai theksoi se shpërthimi i lisë së majmunëve nuk u ngjan ditëve të para të pandemisë COVID-19 sepse nuk transmetohet aq lehtë. Ata që dyshojnë se mund të jenë ekspozuar ose që po shfaqin simptoma, duke përfshirë kruarjen e lëkurës dhe temperaturën, duhet të shmangin kontaktin e ngushtë me të tjerët, tha ai./VOA