Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Njihuni me 7 arsyet përse duhet të konsumoni qitro

Postuar: 09/11/2018 - 17:33

Agrumet janë një burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, një lëndë ushqyese që forcon sistemin imunitar dhe e mban lëkurën të butë dhe elastike. Ato gjithashtu kanë sasi të mirë të vitaminave dhe mineraleve të tjera që i nevojiten trupit për të funksionuar siç duhet, duke përfshirë vitaminat B, kalium, fosfor, magnez dhe bakër. Ato kanë gjtihashtu veti anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Janë një burim i mirë i fibrave

Vetëm një filxhan me copa qitroje përmban 4 gramë fibra. Fibrat kanë disa përfitime shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e tretjes dhe ndihmojnë në humbjen e peshës.

Kanë pak kalori

Nëse jeni në dietë dhe po masni çdo kalori që merrni, qitroja ju ndihmon.

Mund të zvogëlojnë rrezikun e gurëve në veshka

Gurët në veshka janë shumë të dhimbshëm. Ata mund të formohen kur urina juaj është shumë e koncentruar ose kur keni sasi më të lartë se normalja të mineraleve. Qitroja rrit nivelet e citrateve në urinë, duke ulur rrezikun e gurëve në veshka.

Qitro mund të parandalojë dhe luftojë kancerin

Konsumi i qitros ul rrezikun për kancerin e mushkërive, stomakut, pankreasit, gjirit etj.

Mbrojnë zemrën

Ato ulin tensionin e gjakut, ulin nivelin e kolesterolit të keq, duke ndihmuar kështu në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.

Qitro mbron trurin

Mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative, siç janë Alzheimer dhe Parkinson, të cilat rezultojnë nga prishja e qelizave në sistemin nervor. Pjesërisht, këto sëmundje shkaktohen nga inflamacioni.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2019 - 19:40

Ushqimi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e syve. Vitamina C, E, A dhe zinku ndihmojnë në uljen e problemeve të syrit me 35%.
 

Postuar: 18/01/2019 - 18:38

Problemet me zorrën e trashë janë ndër sëmundjet më të përhapura.
 

Postuar: 18/01/2019 - 17:53

Të gjithë jemi të kujdesshëm për ushqimet që hamë, dhe kërkojmë që ato të jenë përherë të pastr

Postuar: 18/01/2019 - 16:45

Shanset janë të mëdha që shumë nga ju të mos lani çarçafët menjëherë pas aktit seksual.

Postuar: 18/01/2019 - 15:54

Sipas një studimi të bërë së fundmi, ka rezultuar se 90% e faturave që jepen në dyqane, lokale

Postuar: 18/01/2019 - 15:41

Gjendra tiroide është gjendra më e madhe e sistemit endokrin pavarësisht se ajo peshon 15-20 gr

Postuar: 18/01/2019 - 13:34

Një studim i rreth gjysmë milioni njerëzish në Kinë sugjeron se një vezë e përditshme mund të zvo