BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Njihuni me efektet kurative të rigonit të kuq

Njihuni me efektet kurative të rigonit të kuq
Rigoni është një barishte aromatike plot shije, por rigoni i kuq është tejet i njohur për aftësitë e tij të mrekullueshme. Ky i fundit i jep nuanca të shijshme çdo gatimi, e përputhet mirë me domaten, patëllxhanin dhe produktet e mishit. Mund të hidhni pak rigon në vezët e rrahura ose sallatë dhe të përfitoni një shije tjetër.

Rigoni i kuq dhe rigoni i zakonshëm janë të dy burime të pasura të vitaminës K, që është shumë e rëndësishme për organizmin. Kjo bimë përmban dy vajra esencialë që kanë aftësinë të luftojnë bakteret dhe në shumë raste janë më efikase se vetë medikamentet e madje përmban thimol dhe një acid të quajtur rozmarinik. Tek rigoni i kuq përmbajtja e këtyre dy substancave është edhe më e lartë. Të dy shërbejnë si antioksidantë.

Në një gram rigon gjenden 42 herë më shumë antioksidantë se në një gram mollë e ai përmban 30 herë më shumë antioksidantë se në një gram patate. Të dy varietetet e rigonit janë të pasur me hekur, mangan dhe minerale të tjera të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Rigoni është i pasur në fibër, po aq sa çikorja e është një burim natyral i acideve yndyrore Omega-3. Gjethet dhe kërcelli janë antiseptikë, ndihmojnë me sekrecionet e tëmthit dhe rrisin prodhimin e djersës, ndërsa pijet ose çajrat e rigonit ndihmojnë kundër të ftohtit, virozës, temperaturës, mungesës së tretjes, problemeve në stomak ose simptomave menstruale.
Ju mund të përgatisni çaj me gjethet e njoma ose të thara të rigonit.

Grirja ose shtypja e gjetheve përpara përgatitjes së çajit, ndihmon në çlirimin e shumë prej përbërësve kryesorë të rigonit në ujë. Shtypni tri lugë çaji me gjethe rigoni ose 1 lugë çaji me gjethe të thata dhe hidhni në një filxhan me ujë të valuar. Mbajini për 5 deri në 10 minuta. Çaji i rigonit mund të jetë i hidhur, por, nëse shtoni mjaltë, shija e tij do të ëmbëlsohet.