Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Njihuni me mënyrën më të re për të trajtuar varësinë ndaj duhanit

Postuar: 11/09/2018 - 13:58

Hulumtimet e reja kanë identifikuar një mekanizëm kyç që tregon se si ushtrimet fizike mund ta ndihmojnë trurin në mënyra të caktuara përmes së cilave lehtësohet varësia nga substancat e caktuara, siç është duhani.

Shkencëtarët britanikë edhe më parë kanë konstatuar se vetëm pesë minuta ecje mund t’i lehtësojë simptomat që shkaktohen nga lënia e duhanit.

Ata besojnë se ushtrimet fizike ndihmojnë në lirimin e dopaminës (hormon i disponimit të mirë) dhe rrjedhimisht zvogëlohet dëshira për nikotinë. Ndër tjerash, furnizimi konstant me dopaminë ka edhe përfitime tjera marramendëse: e përmirëson kujtesën, e lufton depresionin, shkakton humbjen e peshës dhe ndihmon në shmangien e sëmundjes së Parkinsonit.

Ekspertët rekomandojnë të bëni ushtrime aerobike, të cilat e rrisin pulsin e zemrës dhe qarkullimin e oksigjenit përmes gjakut. Sipas tyre, ky lloj i ushtrimeve fizike ndërlidhet me zvogëlimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe artritin.

Ndër tjerash, ushtrimet aerobike e zvogëlojnë edhe stresin, ankthin dhe e luftojnë depresionin.

Pra, thënë më thjesht, ushtrimet fizike përveç se iu ndihmojnë të jeni të shëndetshëm fizikisht e mendërisht dhe të keni një trup seksi, gjithashtu ju ndihmojnë edhe t’i lini anash shprehitë e këqija si duhani.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 2. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 23:43

Mjekët janë shokuar kur kanë gjetur pjesën e një stilolapsi në organet gjenitale të një djali 6-vjeçar. Fëmija nga India shkoi në urgjencë pas infeksioneve që kishte shfaqur në rrugët urinare.

Postuar: 24/09/2018 - 20:36

Janë vitaminat dhe mineralet thelbësore ato që e mbajnë trupin tuaj të fortë dhe të shëndetshëm.

Postuar: 24/09/2018 - 20:01

Gungat që shkaktohen në anë të gishtit të madh të këmbës bëjnë ndryshimin e strukturës së kockave

Postuar: 24/09/2018 - 19:58

Fijet e holla të koprës kombinohen shumë mirë në gatime.Këto fije plot aromë të veçantë ofrojnë n

Postuar: 24/09/2018 - 19:36

Shëndeti i zemrës lidhet ngushtë me emocionet.

Postuar: 24/09/2018 - 19:34

Qepët janë një nga ushqimet më të diskutueshme tonat.

Postuar: 24/09/2018 - 19:12

Çdo person i punësuar ndihet i stresuar herë pas here.