Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Njihuni me ushqimet që parandalojnë gripin

Postuar: 12/01/2019 - 20:16

Temperaturat e ulëta por edhe mungesa e rrezeve të diellit janë dy faktorët që ulin rezistencën dhe dobësojnë sistemin imunitar. Dietologët tregojnë ushqimet që luftojnë ftohjen dhe gripin, arrijnë të forcojnë imunitetin, luftojnë mikrobet dhe zbusin shenjat e ftohjes dhe gripit
 
Si të parandalojmë sëmundjet virale të dimrit
 
Duke ngrënë ushqime të papërpunuara (si p.sh. farat e susamit, selino, fasule, bajame, kashius, drithëra të plota, fara luledielli dhe kungulli, kakao), mund të bëjnë mrekulli për organizmin tonë në saje të përmbajtjes së lartë në mineralin Zink. Ky mineral ka veti të konsiderueshme antibakteriale, anti-mykotike dhe përforcuese për imunitetin duke e bërë një aleat të përsosur kundër sëmundjeve sezonale.
 
Forconi organizmin me “superushqime”
 
Zarzavatet si brokoli, qepët, hudhrat, domatet, karotat, lakra e bardhë, spinaqi dhe kërpudhat janë ato që na ofrojnë ekstra- mbrojtje gjatë stinës së dimrit. Duke i ngrënë këto zarzavate sa më pak të gatuara ose dhe krejtësisht të freskëta do të përfitonim maksimumin e vlerave të tyre ushqyese. Nga frutat preferoni limonat, portokallet, qitro, bananet dhe kumbullat vishnje. Për gatimet tuaja preferoni erëza si rigoni, xhinxheri, kajeni dhe kanella.
 
Pijet që forcojnë mbrojtjen ndaj sëmundjeve
 
Duke pirë lëng limoni të shtrydhur ose çaj ndihmon në ekuilibrimin e ph-ashit në gjak. Një ambient acid është shumë i favorshëm për mikroorganizmat patogjene dhe zhvillimin e mykut. Pini mjaftueshëm ujë natyral për të lehtësuar punën e veshkave në largimin e toksinave dhe preferoni çajin jeshil pa sheqer gjatë ditës për të qenë në formë. Vitamina D është e famshme për rëndësinë e saj jetike në mirëmbajtjen e kockave dhe përthithjen e kalciumit. Më pak të “famshme” janë vetitë e saj në mbrojtjen ndaj ftohjeve dhe gripit. Kjo vitaminë merret kryesisht nga rrezet e diellit. Ajo është e kufizuar në ushqime megjithatë kërpudhat e përmbajnë në sasi të kënaqshme.
 
“Echinacea”
 
Është një lule e ngjashme me margaritën por ka ngjyre rozë. Kjo bimë ka efekte mbrojtëse të provuara shkencërisht. Ajo përdoret në lëngje për përforcimin e imunitetit dhe kundër dhimbjeve. Gjendet në farmaci në formë shurupi ose tabletash dhe ka efekt të dukshëm në uljen e kohës së gjendjes gripale, sidomos nëse merret sapo të shfaqen simptomat e gripit ose ftohjes. Për sasinë referohuni në udhëzimet që shoqërojnë produktin.
 
Receta shtëpie
 
Mjaltë me limon: Një luge mjaltë është përdorur ndër shekuj për të qetësuar fytin e acaruar. Duke i shtuar dhe një gjysmë limoni të shtrydhur ndihmon në shpërbërjen e mukozës në grykë.
 
Avuj kamomili: Jo vetëm çaji i kamomilit por edhe avujt e tij në zierje e sipër mund të ndihmojnë në qetësimin e rrugëve të frymëmarrjes. Çaji i kamomilit ndihmon tretjen dhe gjumin.
 
Çaji i mentes ul temperaturën e lartë: gjethet e mentes mund të hidhen në çajin e malit dhe ndihmon në uljen e temperaturës por edhe për pastrimin e sinuseve.
 
Çaj xhinxheri: xhinxheri është një bimë aziatike e ngjashme në ngjyrë me pataten. Ajo gjendet lehtë edhe në tregun tonë. Çaji i xhinxherit ose përdorimi i tij i rregullt në gatime të ndryshme është shumë i dobishëm për organizmin tonë.
 
Kos me probiotikë: probiotikët janë mikroorganizma që përmirësojnë dhe forcojnë shëndetin e aparatit tonë tretës. Në mjekësi ka shumë zëra që mbështesin teorinë së imunitetit dhe shëndeti fillon nga zorra! Duke pasur një aparat tretës të shëndetshëm është shumë e vështirë të mundemi nga virozat dhe mikrobet e ndryshme që na vijnë rrotull në stinën e dimrit.
 
Shmangi këto ushqime
 
Armiku kryesor i sistemit tonë imunitar duket se është sheqeri! Është mirë të kufizoni sasinë e sheqerit dhe ushqimeve që janë përgatitur me të.
 
Këshilla:
 
Mos neglizhoni respektimin e një regjimi të rregullt për sa i përket jo vetëm ushqimit por edhe fjetjes. Gjumi është një faktor vendimtar në mirëqenien tonë shëndetësore. Gjatë orëve të gjumit trupi ynë aktivizon mekanizma të cilët mbajnë funksionin imunitar në formë. Lëvizni më shumë në këmbë. Kontrolloni stresin….. nëse mundeni dhe sa të mundeni!
 
Ushqimet në shportën e janarit
 
Selino: E pasur me vitaminë B1, C dhe K, Acid folik dhe Kalcium. Përmban flavonoide të cilët mbrojnë qelizat nga oksidimi duke penguar zhvillimin e veprimtarive kancerogjene. Vitamina C së bashku me flavonoidet forcojnë imunitetin. Ka veti diuretike dhe përmban substanca të veçanta që mbrojnë kundër episodeve cerebrale!
 
Rrënja e selinosë mund të konsumohet e freskët e grirë nëpër sallata, për aromë në supa ose e zier pak dhe e bërë pure.
 
Shtrydhni selino për të ulur tensionin e lartë të gjakut!
 
Këshillë: selinoja mund të veprojë si shkarkues nëse pini lëngun që ajo lëshon në ujë të vluar! Por akoma më mirë ajo vepron kur e shtrydhni siç është.
 
Kombinoni: selino, karotë, mollë, limon dhe pijeni në mëngjes!
 
Kujdes: selinoja duhet të rritet pa pesticide pasi ajo i përthith shumë në brendësi dhe ju ngarkon organizmin me to.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 12:27

Rreth kafesë janë bërë shumë studime, ku shkencëtarë të ndryshëm kanë arritur në konkluzione dhe mendime të ndryshme në fund.

Postuar: 16/07/2019 - 12:00

Gjethet e limonit përdoren në gatime dhe lëngjet e frutave për të ofruar një shije dhe aromë shte

Postuar: 16/07/2019 - 09:00

Më poshtë do gjeni pesë ushqimet që nuk duhet t'i konsumoni apo t'i konsumoni në sasi të

Postuar: 15/07/2019 - 10:40

Por çfarë ndodh nëse sekreti i gjumit varet tek një trup dhe mendje e shëndoshë, është aq i thjes

Postuar: 15/07/2019 - 09:11

Kjo mund t’i habisë shumë njerëz, megjithatë në shtëpinë tuaj ka disa produkte toksike, të

Postuar: 11/07/2019 - 07:35

  Ndryshe nga vitet e kaluar një virus i ri po qarkullon këtë verë në Shqipëri.