Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk duhet t’i anashkaloni, këto janë shenjat që tregojnë se fëmija ka nevojë për një vizitë te mjeku

Postuar: 12/08/2019 - 22:56

Sëmundja e një fëmije është një përvojë e vështirë për çdo prind. Shumë probleme mund të shmangen nëse simptomat vërehen në kohë. Ne vendosëm t’ju tregojmë rreth shtatë shenjave të rëndësishme të shëndetit të dobët të një fëmije që nuk duhet t’i injoroni.

Rritja e nishaneve

Nëse në trup shfaqet një shenjë që është asimetrike, e parregullt në ngjyrë, ose e madh (më shumë se 6 mm), ose një e tillë ekzistuese fillon të rritet, këto janë shenja që tregojnë se fëmija juaj duhet të vizitohet tek një mjek.

Humbja e flokëve

Burimi i këtij problemi ka shumë të ngjarë të jetë i fshehur brenda trupit. Arsyeja është ndoshta mungesa e vitaminave. Për të gjetur arsyen e vërtetë, është e nevojshme të shihni një pediatër.

Luhatje të humorit dhe sjelljes

Një reduktim i menjëhershëm i oreksit, problemet me gjumin, ose lëvizja e zvogëluar janë shkaqe të rëndësishme për t’u vizituar tek një mjek.

Rritja e madhësisë së kokës

Fontanella është absolutisht normale për foshnjat. Ajo mbyllet me kohën, por nuk duhet të rritet – të bëhet më e madhe. Nëse ndodh, mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundjeje.

Dëgjim i dobësuar

Nëse foshnja nuk reagon ndaj kërkesave dhe nuk përgjigjet kur e thirrni atë në emër, ai ose ajo ka probleme me dëgjim dhe duhet të kontrollohet menjëherë tek mjeku.

Etje e vazhdueshme

Dëshira për të pirë shpesh mund të jetë shenjë e ndonjë problemi serioz. Në këtë rast, duhet ta takoni ndonjë mjek.

Gërhitje e zhurmshme

Gërhitja e qetë nuk është shenjë e rrezikshme. Megjithatë, gërhitja e zhurmshme mund të jetë tregues i problemeve me frymëmarrjen. Është e rrezikshme t’i injoroni këto simptoma, pasi mund të jenë shenja të ndonjë infeksioni./Revista Psikologjia

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2019 - 20:43

Italianët njihen si popull që konsumojnë ushqim të bollshëm por jo të shëndetshëm. Makaronat janë pjata e tyre e preferuar. Ata janë gjithashtu adhurues të verës së kuqe.

Postuar: 18/09/2019 - 14:47

Rritja e fëmijëve është një ndër vështirësitë më të mëdha që hasin prindërit në jetën e tyre.

Postuar: 18/09/2019 - 13:26

Asnjë nuk do të ketë flokë të yndyrshëm, që duken të pistë dhe të vajosur.

Postuar: 17/09/2019 - 19:09

Vështirë se do arrijë t’i marrin të gjitha por të paktën ta kemi një ide të përgjithshme, q

Postuar: 17/09/2019 - 16:04

Në kohët e sotme, vëmendja jonë është më e fokusuar në cilësinë e ushqimeve që sjellim në tryezë.

Postuar: 17/09/2019 - 13:34

Pirja e ujit gjatë ngrënies është një zakon që të gjithë e bëjmë shpesh por ky zakon paska dhe an