BREAKING NEWS

VIDEO/ Vëzhgimi i Zërit të Amerikës nxjerr prapaskenat: Vendet ku pandemia po vendos autoritarizmin, si po përfitojnë liderët nga koronavirusi

VIDEO/ Vëzhgimi i Zërit të Amerikës nxjerr prapaskenat:
x

Shëndeti

Nuk gjetët në farmaci xhel dezinfektues për duart? Ja si ta përgatisni vet në kushte shtëpie dhe do t’iu kushtojë shumë herë më pak

Nuk gjetët në farmaci xhel dezinfektues për duart? Ja si ta

Nëse nuk gjeni xhel antibakterial, mos blini ato që kushtojnë dhjetëra deri në qindra euro në internet, pasi alkooli i zakonshëm i denatyruar është gjithashtu i mirë.

Ne do t’ju tregojmë sot sesi të bëni xhelin dezinfektues të duarve në shtëpi, që është një recetë e thjeshtë, e bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetit, për ta bërë atë në shtëpi.

Për ta përgatitur ju duhet një enë e pastruar mirë, (mund të përdorni dhe shiringa) dhe produktet e mëposhtme:

– Alkool për likerin (atë që e gjeni në supermarket dhe që e përdorni për të bërë pijet)

– 3% peroksid hidrogjeni (ujë i oksigjenuar që keni në shtëpi)

– Glicerina. (Nëse nuk e keni atë në shtëpi, shkoni te farmacisti

Merrni një enë të pastër ku shënohet niveli i litrave dhe derdhni 833 ml alkool. Pastaj, me një shiringë, merrni 42 ml peroksid hidrogjeni dhe shtojeni në alkool dhe përziejeni. Tani arrin pjesa më e ndërlikuar: duhet të shtoni 15 ml glicerinë, e cila është shumë e dendur dhe për këtë arsye do t’ju bëjë të zemëroheni pak, por mos e humbni durimin.

Në këtë pikë përziejini mirë dhe shtoni ujë të zier për të arritur vëllimin e përgjithshëm të një litri.

Me kaq mjafton për të krijuar një xhel dezinfektues duarsh që mund ta hidhni më pas në shishe më të vogla.