
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

"Obeziteti, epidemia e heshtur"/ OBSH ngre alarmin: 1 në 4 burra është obez, është rritur numri dhe te fëmijët mbi 5 vjeç

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Maj 2023

Obeziteti po shndërrohet në epidemi të heshtur dhe për këtë OBSH ka ngritur alarmin pasi edhe Shqipëria po shkon me shifra në rritje.
Gati 25 % e meshkujve 20 vjeç e lart në vendin tonë janë obezë dhe pothuajse në këto shifra janë dhe femrat. Alarmante paraqitet situata tek fëmijët e vegjël pasi 14 % e moshës 5 vjeç e lart janë obezë dhe shifrat e obezitetit pritet të rriten çdo vit me 2.6 %
Me këtë rritje të shifrave të obezitetit Organizata botërore e shëndetësisë parashikon që deri në vitin 2035 ,afro 37 % e shqiptarëve të jenë obezë.
Gjithçka nis me ushqimin e fëmijëve që në vogëli ,ku fatkeqësisht fëmijët tanë i gjen me patetina në duar apo ushqime të konservuara dhe pije të gazuara. E përpos kësaj fëmijët sot, pjesa më e madhe po rriten pa aktivitet fizik ,por duke qëndruar ulur me orë të tëra me telefon në dorë apo Ipad.
Ekspertët e shëndetit u kërkojnë prindërve që të kujdesen për ushqimin që në shtatzëni duke shmangur ushqimet e dëmshme e më pas t’i orientojnë fëmijët e tyre të vegjël vetëm drejt ushqimeve të shëndetshme.
Por nga ana tjetër duhet promovuar aktiviteti fizik tek fëmijët duke u ndaluar përdorimin e pajisjeve elektronike deri në një moshë të caktuar.
Në vitin 2035 parashikohet që 40% e meshkujve 20-vjeçarë të jenë obezë dhe 33 % e vajzave po ashtu .Ky trend i rritje së shifrave të obezitetit duket për të gjithë vendet e Europës, ku sipas statistikave më të fundit 60% e të rriturve dhe 30% e fëmijëve janë obezë thuhet në raportin e OBSH. Mbipesha është një rrezik kërcënues për shëndetin e njeriut.
Ajo është faktor i rëndësishëm për shumë sëmundje. Obeziteti lidhet me diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe probleme të tjera kardiake.
ndaj OBSH bën thirrje qeverive të ndërhyjnë për të frenuar obezitetin tek moshat e vogla pasi në rininë e tyre shifrat e sëmundjeve parashikohen shumë të larta.
Më të lexuarat


Prekeni shpejt nga virozat e stinës? Mos e neglizhoni, zbuloni produktet që duhet të konsumoni

Njihuni me vetitë kurative të shegës

Për të mos patur probleme nga puna në kompjuter, këtë vitaminë duket ta pini me patjetër

Vuani nga pagjumësia? Ja disa ushqime që u ndihmojnë për të "mposhtur" problemin tuaj

400 luanë deti dhe foka gjenden të ngordhura në breg, ekspertët: Vjen si pasojë e...

Prekeni shpejt nga virozat e stinës? Ja produktet që duhet të konsumoni

Shtoni këto ushqime në dietën tuaj nëse vuani nga nivelet e ulëta të hemoglobinës!

Çfarë i ndodh trupit nëse bëni shumë ushtrime, por nuk ushqeheni mirë

Ja cilat janë pesë llojet më të shëndetshme të mishit

Çfarë duhet të konsumoni për tu dobësuar gjatë vjeshtës
