
Zgjedhjet lokale/ Berisha mbledh Kryesinë, ja çfarë pritet të vendoset

Përfundon mbledhja, PS zyrtarizon kandidatët për secilin qark, ja EMRAT

Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS për qarkun Tiranë

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja emrat

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Paralajmërimi i kardiologut që duhet ta merrni patjetër në konsideratë: Nëse e vëreni këtë simptomë teksa jeni shtrirë në shpinë, zemra juaj nuk po punon mirë

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2023

Dëmtimi i zemrës është një problem shumë serioz shëndetësor. Ndodh kur zemra nuk është më në gjendje të pompojë mjaftueshëm gjak, që do të thotë se nuk siguron furnizimin e nevojshëm të gjakut në trup. Faktorët e rrezikut për këtë sëmundje janë presioni i lartë i gjakut, obeziteti, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe mosha. Mjekët rekomandojnë që të filloni trajtimin e tij sapo të merrni diagnozën.
Numri i personave që vuajnë nga insuficienca kardiake është vazhdimisht në rritje dhe pritet që deri në vitin 2040, dy herë më shumë njerëz të vuajnë nga kjo sëmundje. Sipas Shoqatës Amerikane për Shëndetin Kardiovaskular, vlerësohet se 1-2 për qind e popullsisë së përgjithshme të vendeve të zhvilluara ka dështim të zemrës dhe vetëm 50% e pacientëve me sëmundje të avancuar mbijetojnë pesë vjet.
Megjithëse dështimi i zemrës është një sëmundje relativisht e zakonshme, shumë njerëz nuk e dinë se cilat janë simptomat e saj. Njëri prej tyre është veçanërisht tregues dhe nuk duhet të injorohet. Është vështirësi në frymëmarrje gjatë shtrirjes, e njohur edhe si ortopnea.
“Në rrethana normale, kur shtriheni, gjaku do të udhëtonte pa probleme në ekstremitetet tuaja dhe do të kthehej në zemër, por nëse keni dështim të zemrës, zemra nuk mund të përballojë sasinë e shtuar të gjakut. Kjo çon në depozitimin e lëngjeve në mushkëri dhe rrjedhimisht në gulçim”, shpjegoi një ekspert i kësaj sëmundjeje nga Universiteti i Miçiganit.
Nëse e vëreni këtë simptomë në veten tuaj, është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj sa më shpejt të jetë e mundur dhe të merrni hapat e nevojshëm për të përmirësuar shëndetin e zemrës.
Simptoma të tjera të mundshme të dështimit të zemrës që duhet t’i kushtoni vëmendje përfshijnë:
Dispnea (vështirësi në frymëmarrje);
Lodhje e tepërt;
Performancë më e dobët fizike;
Ënjtje e ekstremiteteve të poshtme.
Simptomat më pak të zakonshme të kësaj sëmundjeje janë:
Kollë e fortë gjatë natës;
Një rënie e papritur e përqendrimit;
Zhurma e frymëmarrjes;
Rritje e papritur e peshës trupore (më shumë se 2 kg në javë)
Më të lexuarat


Disa nga ushqimet që i konsumojmë çdo ditë janë të dëmshme për metabolizmin tonë

Vitaminat dhe mineralet që nuk duhet t’i merrni së bashku

Receta e okulistit rus ka habitur gjithë mjekët, ja përzierja natyrale që përmirëson dukshëm shikimin

KUJDES! Simptomat e rrezikshme të mungesës së vitaminës B12 në gjuhë

E dinit? Ky është zakon i thjeshtë që mund të ndryshojë jetën tuaj

Si ta keni më të lehtë agjërimin? Specialisti i njohur jep zgjidhjen ideale: Lëngu i kësaj perimeje të ngop për 8 orë. Përmban antioksidantë që parandalojnë sëmundje të panumërta duke përfshirë edhe kancerin

Muaji i Ramazanit: Një udhëzues i mirësjelljes për të gjithë jomyslimanët

Çfarë është dhe si ta mposhtim lodhjen pranverore

Ushqimet që janë të pasura me kalcium natyral

Mos i anashkaloni se mund të jenë fatale/ 6 shenja paralajmëruese se ju mungon vitamina D
