Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Shëndeti

Paralajmërojnë ekspertët: Mos e teproni me konsumimin e domateve, ju sjellin këto telashe me shëndetin

Paralajmërojnë ekspertët: Mos e teproni me konsumimin e domateve,

A e dini se domatet janë ushqime me shumë acid dhe për këtë arsye mund të shkaktojnë djegie te njerëzit që vuajnë nga gastriti ose refluksi gastroesofag?

Edhe nëse jeni të shëndetshëm dhe nuk vuni nga këto probleme me stomakun, nëse hani shumë domate ose salcë domatesh, edhe ju mund të përjetoni këto simptoma të pakëndshme.

Domatet janë gjithashtu të pasura me oksalate, një substancë që është e vështirë të metabolizohet kur merret shumë dhe mund të rezultojë në formimin e gurëve në veshka.

Frutat me lëng të kuq gjithashtu përmbajnë shumë kalium, të cilat gjithashtu mund të ndikojnë në funksionimin e veshkave. Nëse tashmë keni disa probleme të veshkave, jini tepër të kujdesshëm!