Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Pasojat e frikshme të mospërdorimit të mishit

Pasojat e frikshme të mospërdorimit të mishit

Vegjetarianët janë bërë një trend duke pasur parasysh çështjet shëndetësore dhe sociale që po përfliten shumë vitet e fundit. Mirëpo studimet tregojnë se kjo mund të ketë një efekt anësor: probleme emocionale dhe mendore. Në një artikull të ri të “Women's Health” raportohet se heqja dorë nga mishi mund të sjell rrezikun nga depresioni, ataket e panikut dhe të sjelljes obsesiv-kompulsive.

Mjekët kanë zbuluar se ka një lidhje midis mungesës së proteinave shtazore dhe problemeve emocionale. Gjithçka filloi kur studiuesit Australian raportuan se vegjetarianët ishin më pak optimist për të ardhmen se njerëzit që ushqeheshin me mish. 18% e atyre që u studiuan raportuan se kishin depresion dhe kishin 28% më shumë prirje për të pasur atake paniku dhe ankth.

Vlerat e të ushqyerit me mish kanë qenë gjithmonë në kundështim me njëra-tjetrën, por debate ka marrë një drejtim të ri kohët e fundit.

Në tetor “Organizata Botërore e Shëndetësisë” pa një lidhje të fortë mes mishit dhe kancerit duke filluar një debat të madh për ngrënien e mishit të lopës ose derrit.