Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përfitimet e mëdha të trupit nga kërpudhat

Postuar: 14/03/2019 - 18:39

Këpurdhat janë shumë të shijshme e për këtë janë pjesë e shumë ushqimeve në tryezat tona.
 
Ato janë të pasura edhe me vitamina të grupit B, në veçanti i vitaminës B2 dhe B3, thelbësore për metabolizmin e yndyrave, sheqernave dhe proteinave dhe për ta mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm.
 
Këpurdhat janë burim i kaliumit, fosforit, magnezit, të çmuar për funksionimin e duhur të organizmit. Për më tepër, ata kanë një avantazh tjetër: ato janë të mira për kockat. Përmbajnë vitaminën D, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit, i cili është thelbësor për kyçet e forta dhe parandalimin e osteoporozës.
 
Kaloritë
 
Këpurdhat janë shumë të mira edhe për personat në dietë. Janë një aleat i shkëlqyer i linjave të trupit, pasi përmbajnë rreth 90% ujë. Në 100 gramë kërpudha përmbajnë nga 20 në 25 kalori. Këshillohet të konsumohet rreth 80 gramë në ditë, dhe jo më shumë se dy herë në javë. Sa i takon gatimit, kërpudhat duhen të gatuhen gjithmonë me kujdes dhe pa kapak. Kjo lehtëson avullimin e toksinave që mund të krijojnë probleme.
 
Sëmundjet
 
Disa njerëz nuk i kanë shumë qejf kërpudhat por pasi të lexoni këtë shkrim do bindeni që t`i hani ato. Kërpudhat kanë efekte pozitive në organizmin tuaj, prandaj lexoni arsyet se pse duhet t`i konsumoni: Këpurdhat janë të mbushura me lëndë ushqyese. Është provuar se kërpudhat pakësojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Një rënie 70% në rrezikun e krijimit të sëmundjes “Alzheimer”, kjo është vërejtur te njerëz të cilët konsumojnë kërpudha. Fibrat dietike vijnë në sasi të mëdha te kërpudhat. Këto fibra luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e rolit dhe funksionimit të zemrës. Ata i japin sistemit imunitar një nxitje të qëndrueshme. Kur kërpudha konsumohet çdo ditë, rreziku i kancerit ulet për të paktën 64%.
 
Këpurdhat luftojnë
 
Zvogëlojnë nivelin e kolesterolit
 
Enzimat dhe fibrat që përmban ndihmojnë në uljen e kolesterolin.
 
Parandalojnë kancerin e gjirit dhe të prostatës
 
Bashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror.
 
Rregullojnë sheqerin në gjak
 
Vlera ushqyese si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara.
 
Përmirësojnë sistemin imunitar
 
Ergothionina, një nga antioksidantët natyrorë më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit.
 
Luftojnë aneminë
 
Hekuri i përfshirë në kërpudha lufton aneminë.
 
Zvogëlojnë presionin e gjakut
 
Arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit. Përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 19:14

Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën dhe sidomos dhe ne vendin tonë.Disa mendojnë se qumështi i jep një aromë më të lehtë dhe më të shijshme për kafen e tyre.

Postuar: 21/05/2019 - 18:21

Ushqyerja me gji mund të jetë diçka instiktive dhe mund të duhen vetëm pak gjëra që duhet të mban

Postuar: 21/05/2019 - 15:37

Specat e djegës tani janë në qendër të vëmendjes tek doktorët, për shkak të përfitimeve shëndetës

Postuar: 21/05/2019 - 14:48

Shega përmban një molekulë që quhet urotilina, e cila sipas analizave, rezulton se forcon ndjeshë

Postuar: 21/05/2019 - 12:55

Ndoshta ju keni dëgjuar ndonjëherë për përfitimet e të ngrënit mjaltë, por ju a e dini se çfarë n

Postuar: 21/05/2019 - 10:18

Sindroma e këmbëve të lodhura (RLS) është një çrregullim, i karakterizuar nga një nevojë e fortë

Postuar: 21/05/2019 - 09:59

Variçet janë një nga arsyet kryesore pse femrat nuk veshin funde apo veshje të shkurtra.