Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përfitimet nga lëngu i selinosë, ja pse duhet ta konsumoni me patjetër

Postuar: 08/11/2018 - 17:20

Nëse në rrjetet sociale ndiqni blogje ushqimesh, me siguri do të keni vënë re se tashmë, lëngu i selinosë po bën namin dhe jo më kot. Sipas nutricionistëve, lëngu i bimës së gjelbër që përdoret kryesisht në gjellëra dhe sallatra të ndryshme, paska vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe ja çfarë duhet të dini për të përpara se ta fusni në shtrydhëse apo blender:

 
1.Është hidratues
Duke qenë lëng, sigurisht që nuk kishte si të ishte ndryshe. Sidoqoftë, vetë selinoja ka përmbajtje goxha të lartë uji kështu që një gotë lëng selinoje do t’ju japë një dozë të mirë H2O-je.
 
2.Ndihmon në pakësimin e fryrjes së stomakut
Ka prova se një ose dy gota në ditë eleminojnë fryrjet e bezdisshme të stomakut, duke qenë se selinoja është një diuretik natyral.
 
3.Është plot e përplot me antioksidantë
Selinoja ka antioksidantë ët shumtë dhe veti anti-inflamatore, perfekte për t’u mbrojtur gjatë periudhës së gripit.
 
4.Është një burim i mirë magnezi
Çka do të thotë se bën mirë për muskujt, tretjen dhe gjumin.
 
5.Ka nivele shumë të ulëta sheqeri
Një gotë lëng selinoje ka vetëm 1 gram sheqer, krahasuar me një gotë lëng portokalli që ka 7 gram.
 
6.Ka pak kalori
Një gotë selino ka vetëm 15 kalori.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/03/2019 - 19:06

Xhinxheri është një aleat i shkëlqyer natyror kundër llojeve të ndryshme të sëmundjeve dhe në këtë artikull ne do t’ju tregojmë se si ta bëni atë edhe më të shijshëm me recetën e xhenxhefilit të ëmbël.

Postuar: 19/03/2019 - 19:05

 Të gjitha ilaçet përmbajnë të paktën një përbërës që shkakton alergji.

Postuar: 19/03/2019 - 18:39

 Hudhra është një nga përbërësit më të përdorur nëpër kuzhinat e të gjithë botës.

Postuar: 19/03/2019 - 16:51

Përkujdesja për gojën tuaj është e rëndësishme jo vetëm për dhëmbët, por për shëndetin tuaj të pë

Postuar: 19/03/2019 - 16:20

Do t’ju kenë dhënë shumë mendime se çfarë kripe duhet të përdorni së fundmi.

Postuar: 19/03/2019 - 15:59

Gjatë  moshës 30 dhe 40, mund të filloni të vini re disa shenja të kuqe të rrumbullakta &nbs

Postuar: 19/03/2019 - 15:34

 Kur bëhet fjalë për depilimin, të gjitha mundohemi ta shmangim sa më shumë që është e mundu