Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Përse gratë janë më të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës?

Postuar: 19/06/2018 - 23:03

Sipas një studimi femrat janë më të rrezikuara, nga sëmundjet kardiovaskulare. Më shumë gra vdesin prej sëmundjeve të zemrës sesa prej të gjithë kancerëve së bashku. Më shumë se dy milionë gra në Evropë vdesin prej sëmundjeve kardiovaskulare, që është 43 për qind prej të gjitha arsyeve tjera për vdekjen e tyre. Ndaj, kështu zemra, e jo kanceri në gji (prej të cilit brenda vitit vdesin vetëm 5 për qind të grave), është vrasësi numër një i grave.

Pjesa më e madhe e njerëzve ende konsiderojnë se sëmundjet kardiovaskulare kryesisht janë problem i burrave, por në realitet sëmundjet kardiovaskulare asnjëherë nuk i kanë diskriminuar gjinitë. Në fakt, për shkak të arsyeve më të ndryshme komplekse, sulmi në tru ose zemër te gratë, në dallim nga burrat, kanë gjasa më të mëdha që të përfundojnë në mënyrë fatale. Megjithatë e vërteta është se shenjat e sëmundjes së zemrës te gratë paraqiten më vonë, nga vitet e tyre të gjashtëdhjeta ose dhjetë vjet më vonë sesa te burrat.

Hormonet luajnë rol mbrojtës te gratë para menopauzës, por besimi se gratë janë imune ndaj problemeve të zemrës para menopauzës janë tërësisht të gabueshme.

Simptomat: Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Por tani një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetë njerëzish. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm.

Shkencëtarët besojnë se prekja e arterieve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër. Kjo është edhe arsyeja që një nivel i lartë i Proteinës reaktive C, mund të jetë vdekjeprurës, edhe kur niveli i kolesterinës është i ulët./Bota.al

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 23:57

 Ka një mundësi që gluteni të bëjë disa njerëz depresivë ose të lodhur dhe shpesh mund të jetë shkak i problemeve të stomakut, sipas një studimi nga shkencëtarët në Universitetin La Troub në Melburn, të paraqitur

Postuar: 19/09/2018 - 23:20

Vjen një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e kafesë: Është e mirë për trurin, lëkurën dhe trup

Postuar: 19/09/2018 - 23:15

Ti, vëllai dhe motra jeni grindur gjithmonë për të qenë më të favorizuarit e prindërve, por mund

Postuar: 19/09/2018 - 20:28

Përdorimi i antibiotikëve shpesh herë sjell efekte anësore dhe për këtë arsye, vitet e fudit po s

Postuar: 19/09/2018 - 20:02

Nëse dëshironi të humbni peshë shpejt, një dietë e orientuar tek vezët e ziera mund të jetë efekt

Postuar: 19/09/2018 - 19:07

Një adoleshent australian dëmtoi përgjithmonë shikimin me treguesin e tij me lazer.

Postuar: 19/09/2018 - 18:33

 Prezervativi përdoret vetëm një herë!