BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Shëndeti

Përveçse një ilaç alternativ për diabetin, ky lloj fruti bën mrekulli te personat që vuajnë nga kanceri/ E konfirmon studimi amerikan

Përveçse një ilaç alternativ për diabetin, ky lloj

Pjepri i hidhur ka shërbyer si ilaç tradicional indian ndër shekuj. Kohët e fundit, shtojcat e ekstraktit të hidhur të pjeprit kanë fituar popullaritet si një ilaç alternativ për diabetin.

Tani studimet e reja në minj duket se sugjerojnë se ekstrakti i hidhur i pjeprit mund të ndihmojë në luftimin e kancerit.

Pjepri i hidhur (Momordica charantia), i njohur ndryshe edhe si gurrë e hidhur, është pjesë e familjes së kastravecave dhe kungujve.

Ai e ka origjinën në Kerala në  Indinë e Jugut.

Më vonë u bë më i përhapur në Kinë më anë të importimit të frutave në shekullin XIV.

Pastaj u përhap në rajonet e Afrikës dhe në Karaibe.

Fruti është gjithashtu një element i kuzhinave të caktuara aziatike, duke shtuar aromën unike të pjatave përmes shijes specifike që ka.

Kohët e fundit, Prof. Ratna Ray, nga Universiteti Saint Louis në Misuri dhe kolegët e saj bënë një zbulim intrigues.

Në eksperimentin me minjtë, ekstrakti i hidhur i pjeprit duket se ishte efektiv në parandalimin e rritjes dhe përhapjes së tumoreve.

Prof. Ray u rrit në Indi, kështu që ajo ishte e njohur jo vetëm me cilësitë e pjeprit të hidhur, por edhe me vetitë e saj të pretenduara medicinale.

Kjo e bëri atë kurioze nëse bima kishte apo jo ndihmë efektive për trajtimet antikancerogjene.

Ajo dhe kolegët e saj vendosën ta provojnë këtë në një studim paraprak duke përdorur ekstrakt të hidhur të pjeprit në lloje të ndryshme të qelizave kancerogjene, përfshirë qelizat e kancerit të gjirit, prostatës, kokës dhe qafës.

Testet laboratorike treguan se ekstrakti i ndaloi ato qelizat të përsëriteshin, duke sugjeruar se mund të ishte i efektshëm në parandalimin e përhapjes së kancerit.

Në eksperimentet e mëtejshme duke përdorur modele minjsh, studiuesit zbuluan se ekstrakti i bimës ishte në gjendje të zvogëlonte mundësinë nga prekja e kancerit të gjuhës.

Ata përdorën mekanizmin përmes të cilit ekstrakti i hidhur i pjeprit ndërvepronte me tumoret e kancerit të gojës dhe gjuhës.

Ata panë që ekstrakti ndërvepron me molekula që lejojnë glukozën, sheqerin e thjeshtë dhe yndyrën të udhëtojnë nëpër trup, e duke "ushqyer" qelizat e kancerit dhe duke i lejuar ato të lulëzojnë.

Duke ndërhyrë në ato rrugë, ekstrakti i hidhur i pjeprit në thelb ndaloi rritjen e tumoreve të kancerit, dhe madje çoi në vdekjen e disa prej qelizave të tyre.

“Të gjitha studimet e modelit të kafshëve që kemi kryer na japin rezultate të ngjashme, një ulje afërsisht 50% e rritjes së tumorit",  thotë Prof. Ray.

Mbetet e paqartë nëse pjepri i hidhur do të kishte të njëjtin efekt tek njerëzit, por Prof. Ray dhe kolegët shpjegojnë se kjo është ajo që ata synojnë të zbulojnë.

"Hapi ynë tjetër është të bëjmë një studim pilot në njerëzit me kancer për të parë nëse pjepri i hidhur ka përfitime klinike dhe është një terapi premtuese shtesë për trajtimet aktuale", thotë ajo.

Prof. Ray duket e  bindur që bima është një kontribuese pozitive për shëndetin personal.

"Disa njerëz marrin një mollë në ditë, kurse unë do të ha një pjepër të hidhur në ditë. Më pëlqen shija",  shprehet ajo.