Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pesë arsye pse duhet ta përdorni më shpesh koprën në vaktet tuaja

Postuar: 24/09/2018 - 19:58

Fijet e holla të koprës kombinohen shumë mirë në gatime.Këto fije plot aromë të veçantë ofrojnë një larmi vlerash shëndetësore si për trurin ashtu edhe për trupin.Në fakt, e gjithë barishtja që nga rrënja e deri tek farat ofron jashtëzakonisht shumë vlera për shëndetin e njeriut.

Së fundmi, kopra po shfrytëzohet edhe nga industria kozmetike për prodhimin e sapunëve, parfumeve, detergjentëve, kremërave dhe solucioneve.Fijet e holla të koprës përmbajnë kalçium, mangan, hekur, e antioksidantë të cilët luftojnë inflamacionin dhe e mbrojnë trupin nga virozat.
 
Lexoni më poshtë vlerat e renditura:
 
Kundër Depresionit
Depresioni është një problem madhor për shëndetin e të rriturve dhe adoleshentëve.
 
Fijet e koprës përbëjnë një kurë natyrale kundër depresionit.
 
Konsumi i tyre në gatim apo si çaj nuk shoqërohet me efekte anësore, falë pasurisë së madhe të fitoushqyesve dhe antioksidantëve.
 
Ulja E Kolesterolit
Konsumi i koprës dhe ekstrakti  i të gjithë barishtes ka aftësi të jashtëzakonshme për uljen e kolesterolit.
 
Për më tepër, ato përmirësojnë profilin e lipideve, glukozës në gjak dhe enzimat e mëlçisë.
 
Burim Energjie
Acidet yndyrore janë burim kryesor i energjisë.
 
Vaji esencial i koprës njihet si një burim i mirë i energjisë por edhe ndihmës për tretjen dhe metabolizmin.
 
Konsumi i rregullt i koprës ju ndihmon të përthithni shumë amino acide të dobishme.
 
Kundër Mikrobeve
Ekstraktet e koprës janë efikasë në shkatërrimin e baktereve, mykut dhe mikrobeve që dëmtojnë shëndetin e njeriut.
 
Këto vlera përfitohen duke konsumuar koprën rregullisht.
 
Radikalet E Lira
Përbërësit e koprës ndihmojnë molekulat e antioksidantëve të ngjiten me ato të oksiduara që shkaktojnë dëm në trup.
 
Në këtë mënyrë, antioksidantët pengojnë dëmtimet e shkaktuara prej radikaleve të lira.
 
Si Të Përgatisni Çaji E Koprës
Për këtë çaj ju mund të përdorni ose farat e bimës ose gjethet, por duke qenë se farat janë më të pasura në ushqyes dhe vlera, kjo recetë rekomandohet për përdorimin e farave.
 
Mbushni çajnikun me 250 ml ujë dhe pasi të ketë marrë valë hidhni katër lugë çaji me fara ose gjethe kopre. Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lërini farat ose gjethet e përdorura të lëshojnë mirësinë e tyre për 10 minuta.
 
Filtrojeni dhe pijeni duke e ëmbëlsuar me pak mjaltë.
 
Ky çaj rekomandohet të pijet tre herë në ditë, mundësisht pas vakteve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/12/2018 - 23:51

Nëse nuk jeni një dashamirës i mishit duhet ta dini se kjo është në të vërtetë një gjë e mirë, sepse një studim i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se mishi i përpunuar shkakton kancer.Me sa duket, edhe

Postuar: 18/12/2018 - 20:51

Një nga problemet që femrat hasin më shpesh janë sëmundjet apo infeksionet e transmetueshme sek

Postuar: 18/12/2018 - 20:13

Kur ndaloni pirjen e duhani, ju duhet edhe një mënyrë e shpejtë për të pastruar trupin tuaj nga

Postuar: 18/12/2018 - 19:14

Menopauza është ajo periudhë e jetës së gruas kur ndërpritet cikli menstrual.

Postuar: 18/12/2018 - 19:03

Të gjithë duan të kenë një lëkurë të pastër por pikat e zeza në hundë, sikur prishin ëndrrën tonë

Postuar: 18/12/2018 - 18:45

Enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore për shumë probleme të rrezikshme të zemrës.

Postuar: 18/12/2018 - 18:36

Kjo dietë, e quajtur ndryshe “dieta braziliane”, do t’ju ndihmojë të humbisni