Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pesë këshilla të dobishme për të shmangur të ftohurën tani që po vjen dimri

Postuar: 20/10/2018 - 20:25

Jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës dhe me uljen e temperaturave sidomos në mëngjes dhe në darkë rritet dhe mundësia për t’u ftohur sa më lehtë.

Në mëngjes kur dalim për të shkruar në punë ose në shkollë ne vishemi trashë sepse është shumë ftohtë por në drekë temperaturat ngrihen madje dalim edhe me mëngë të shkurtra. Dhe është pikërisht kjo periudhë së më e rrezikshme për t’u sëmurur shkruan Tg.com.

Por mund të përpiqemi që me disa mënyra të thjeshta të mbajmë sa më larg të ftohurën. Ja disa prej tyre:

1. Ne jemi ajo çfarë hamë. Në e dimë që ushqyerja shëndetshëm është kryesore për organizmin tonë. Rregulli kryesor është mos të anashkalojmë vaktin e mëngjesit, të hamë të paktën tre herë në ditë dhe të hamë sa më shumë fruta dhe perime. Duhet të eliminojnë pijet që përmbajnë sheqer.
2. Mendje e shëndoshë në trup në shëndetshëm. Të bërit aktivitet fizik është thelbësore për shëndetin tonë. Nuk është e thënë të kalosh orë të tëra në palestër por mjafton edhe një shëtitje në ajër të pastër për rreth 30 minuta në ditë. Ushtrimet fizike riaktivizojnë qarkullimin e gjakut duke forcuar imunitetin e trupit.

 

3. Të lajmë sa më shumë duart. Higjiena e duarve është thelbësore dhe është një zakon i mirë për të shmangur infeksionet. Asnjëherë nuk duhet të ulemi në tavolinë dhe të prekim fytyrën me duar të pista. Por ka edhe shumë produkte që mund t’i përdorim kur nuk jemi në shtëpi të cilat na ndihmojnë për të mbajtur larg mikrobet.

4. T’i marrim gjërat lehtë. Stresi është armiku ynë më i madhe i cili duhet mbajtur sa më larg. Stresi dobëson sistemin tonë imunitar.

5. “Në krahët e Morfeut”. Një gjumë i mirë është ilaçi më i mirë për të mos u sëmurur. Shtatë ose tetë orë duhet të jenë të mjaftueshëm për të “rikarikuar” bateritë tona dhe të përballojmë me sukses ditën. Mungesa e gjumit ulë ndjeshëm sistemin tonë imunitar. Kështu që mos e vrisni shumë mendjen dhe flini gjumë sa më të qetë për të qenë të shëndetshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 19:00

Ju do të gëzoheni kur të mësoni se nuk keni nevojë për të shpenzuar orë të jetës tuaj në palestër për të parë suksesin.
 

Postuar: 16/01/2019 - 17:08

Nëse jeni të stresuara nga pamja që ka fytyra juaj këto kohë, herë nga moti i keq herë nga pagj

Postuar: 16/01/2019 - 16:31

FDA-ja paralajmëron në cilën moshë te vogëlushët ekziston rreziku nga butolizmi i shkaktuar me

Postuar: 16/01/2019 - 16:24

Sigurisht dëgjoni shpesh njerëzit të thonë se vuajnë nga anemia.

Postuar: 16/01/2019 - 14:33

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë një thirrje për qytetarët që të vaksinojnë fëmijët nga fruth

Postuar: 16/01/2019 - 14:23

Kjo pije ka aftësinë për t’i kthyer flokët e thinjura në ngjyrën e tyre natyrale falë përbë

Postuar: 16/01/2019 - 13:41

Kur jashtë është ftohtë dhe nuk mund të arratiseni në ndonjë vend mitik tropikal zgjidhja mund të