Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pesë mite të gabuara për menstruacionet

Postuar: 13/11/2018 - 19:14

Ja një listë me disa bindje qesharake dhe mite të pavërteta të menstruacioneve që duhen ditur njëherë e përgjithmonë nga gratë, për këtë periudhë 'të dashur' të muajit.

Mendohet e gabuar dhe shumë jo higjenike. Në fakt, e vërteta është krejt e kundërta, sepse pikërisht në këtë periodë kujdesi për higjienën intime dhe atë të përgjithshme rritet. Noti në det ose pishina mund të bëhen njësoj si dushi në shtëpi apo larja në vaskë.

Është e vërtetë që uji i ftohtë mund të frenojë përkohësisht fluksin e gjakut të ciklit, por është gjithashtu e vërtetë, që bëhet fjalë për një efekt fiziologjik, që shkaktohet nga ngushtimi i enëve të gjakut, për shkak të rënies së temperaturave prandaj nuk duhet të shqetësoheni pasi kjo nuk përbën asnjë rrezik.

2- Flokët rriten më shpejt

Një tjetër mit shumë larg realitetit. E vërteta është se gjatë ciklit menstrual hormonet janë përkohësisht në qetësi dhe si rrjedhim, nuk stimulojnë rritjen e flokut apo qimeve. Kështu që, jo vetëm që rritja e flokëve nuk ndodh, por në fakt është e kundërta, floku ngadalëson rritjen.

Nuk është ky rasti, në fakt, por nëse zgjedh të depilohesh, gjatë periudhës së menstruacioneve, ose pak më përpara, do të keni një lëkurë të butë për një periudhë të gjatë.

3- Majdanozi, aleati magjik

Një prej erëzave më të përdorura në kuzhinë. Mjafton fare pak që pjata juaj të marrë një tjetër shije, por majdanozi, me ose pa menstruacione, nuk ka asnjë efekt magjik apo efekt qetësues të veçantë.

Disa tufa majdanozi, që duhet të përdoret me kujdes sepse në sasi të mëdha mund të jetë toksik, nuk janë në gjendje, siç thonë gojëdhënat e vjetra popullore, të qetësojnë dhimbjet e menstruacioneve.

4- Të mos lyesh flokët

A thua se në ato ditë gruaja duhet të vendos në plan të dytë pjesën më të madhe të jetës së saj njësoj si të vendos në pauza zakonet e kujdesit ndaj vetes. Absolutisht e pavërtetë! Edhe pse legjendat popullore thonë që ngjyra e flokut gjatë periudhës së menstruacioneve nuk është e rekomanduar sepse boja ka të ngjarë të dështojë dhe të mos japë rezultatet që ju prisni, ndaj miti i mos lyerjes së flokut gjatë atyre ditëve është absolutisht i pabazë.

Këto ngjyra mund të realizohen, ashtu si në çdo periudhë tjetër të muajit apo vitit, sepse nuk ekziston asnjë motiv logjikë apo shkencor për të mbështetur këtë teori.

5- T’i thuash JO intimitetit

Një tjetër tabu e imponuar nga besimi popullor por e pavërtetë. Edhe gjatë ciklit menstrual, gruaja është e lirë të jetojë intimitetin me partnerin e saj, pa probleme.

Sensualiteti nuk ka limite apo kufizime të veçanta gjatë menstruacioneve dhe partneri nuk ka arsye të frikësohet apo sprapset, nuk ekziston asnjë rrezik, madje as transmetimi i sëmundjeve të ndryshme, siç mendojnë shumica. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/05/2019 - 08:35

Pjesa e bardhë në thonjtë tuaj që mban formën e gjysmë hënës është shumë e rëndësishme dhe duhet të keni kujdes të mos e dëmtoni.
 

Postuar: 19/05/2019 - 23:19

Më në fund retë gri do të largohen teksa stina e verës është vetëm disa ditë larg.Dielli i nxehtë

Postuar: 19/05/2019 - 22:31

 Këto bimë mund të gjenden fare lehtë në tregje fruta-perimesh, por edhe në kopshtet e shtëp

Postuar: 19/05/2019 - 18:56

Eksperimentet tregojne se vetëm në këtë moshë do të përjetoni lumturinë e vërtetëMendoni se keni

Postuar: 19/05/2019 - 18:16

Procesi i larjes së dhëmbëve nuk është edhe aq i thjeshtë, dhe shumica bëjnë disa gabime.

Postuar: 19/05/2019 - 14:17

Ecja është mënyra më e mirë për të humbur peshë si dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgj

Postuar: 18/05/2019 - 10:19

Konsumimi i kastravecit ju sjell shumë përfitime shëndetësore që ndoshta nuk i kini dëgjuar më pa