Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Picë me lulelakër/ Parandalon kancerin dhe jep shumë përfitime për trurin

Postuar: 23/09/2018 - 19:09

Pica mund të jetë edhe e shëndetshme! Në vend të njërës me yndyrë, provoni një picë me lulelakër dhe fara Chia. Është e shëndetshme, e shijshme dhe jep shumë përfitime.

Lulelakra përmban vitaminat që trupi ynë ka nevojë si: acid folik, omega-3 dhe vitaminë K. Lulelakra është gjithashtu një ushqim i mirë për zemrën tuaj, sistemin e tretjes dhe është anti-inflamatore.

Farat Chia luajnë gjithashtu një rol kryesor në këtë pjatë të shijshme dhe të shëndetshme vegane. Ato përmbajnë fibra, proteina, kalcium, hekur dhe omega-3. Janë të pasura me antioksidantë, gjë që mund të luftojë prodhimin e radikaleve të lira.

Një picë me lulelakër:

Përbërësit:

1 lulelakër të madhe

3/4 filxhan çaji me bajame

1 1/2 lugë me rigon

Kripë

piper për shije

1/4 filxhan çaji me fara chia

3/4 filxhan me ujë

Përgatitja:

Miksoni farat chia me ujin dhe vendosini në frigorifer për rreth 20 minuta, para përdorimit.

Prisni lulelakrën dhe vendoseni në një blender, derisa të krijohet një masë kremoze.

Merrni 1 gotë e gjymë me ujë, lulelakrën  dhe shtojini në një tas, bashkë me rigonin, kripën, piperin, bajamet. Në mes shtoni edhe farat Chia.

Punojeni mirë masën në formën e një sfere. Ajo duhet të jetë e lirshme dhe nuk duhet të ngjitet si brumi tradicional.

Vendoseni brumin në një tavë për pjekje dhe formoni një petë të sheshtë me duart tuaja. Piqeni për 25 minuta në furrën e parangrohur me 200 gradë celsius, derisa të marrë një ngjyrë ngjyrë kafe të artë. Shijoni vaktin tuaj të shëndetshëm!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 22:17

Ushqimet që konsumojmë janë përcaktues të shëndetit tonë dhe gjithashtu ndikojnë edhe tek lëkura jonë. Të pasurit   lëkurë të shëndetshme ose jo ndikohet drejtëpërdrejtë nga mënyra si ushqemi.

Postuar: 10/12/2018 - 19:57

Pasi dobësohen shumë persona nuk arrijnë dot të humbin shëndetin e fituar në fytyrë dhe kjo ktheh

Postuar: 10/12/2018 - 18:40

Telefoni është kthyer në një mjet të pandashëm teknologjik në përditshmërinë tonë.Përmes tij ne k

Postuar: 10/12/2018 - 18:38

Doktori gjerman Maren Franz ka kryer një sërë studimesh dhe rezultatet e arritura i ka përmbledhu

Postuar: 10/12/2018 - 13:58

Ajo është pjesë e kompleksit të vitaminave B dhe ndryshe njihet si vitamina H.

Postuar: 10/12/2018 - 13:57

Si të humbas peshë, pa vajtur në palestër?
 

Postuar: 10/12/2018 - 13:48

Gjakderdhja në hundë, e quajtur ndryshe epistasa, përfshin rrjedhjen e gjakut nga brenda hundës