BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Pjesa më e madhe e shqiptarëve e bëjnë këtë gabim me kafen, ja veprimi që i kushton shumë shëndetit tonë

Pjesa më e madhe e shqiptarëve e bëjnë këtë gabim

Shqiptarët janë konsumatorë të mëdhenj të kafesë, dhe këtë e tregojnë të dhënat e importit të këtij produkti të çmuar. Ndërkohë të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se një shqiptar tashmë konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit. Kafeja zakonisht pihet në mëngjes. Ky është rregulli i përgjithshëm dhe i pashkruar.

Ka shumë konsumatorë që e pijnë kafenë me stomakun bosh, gjë që sipas ekspertëve të AgroWeb.org është një gabim i madh. Të dhënat shkencore tregojnë se pirja e një filxhani kafeje me stomak bosh i shkakton organizmit një dëm të konsiderueshëm. Kur stomaku është bosh, kafeja çliron acid hidroklorik që rrugëton në të gjithë sistemin tretës.

Ky acid është i papranueshëm dhe agresiv për stomakun. Kafeja është e rëndë për stomakun dhe shkakton vështirësi në tretje. Kur këto të fundit nuk treten dhe shpërbëhen siç duhet në sistemin tretës, i çelin rrugën shumë problemeve të tjera shëndetësore. Këto probleme janë: irritimi i mukozës në stomak, fryrje, inflamacion të zorrëve madje edhe shtim i qelizave të dëmshme në aparatin tretës.

Për të gjitha këto arsye, ekspertët e AgroWeb.org ngulin këmbë që kafeja nuk duhet pirë me stomakun bosh. Ata thonë se ngrënia e mëngjesit është shumë e rëndësishme për njeriun dhe organet e trupit. Për më tepër, ekspertët sqarojnë se kafeja në mëngjes me stomak bosh rrit nivelet e kortizolit me shpejtësi.

Më pas, organizmi ka nevojë për më shumë kohë që të kthehet në gjendjen normale. Pirja e kafesë përpara mëngjesit rrit nivelet e aciditetit në stomak duke shkaktuar jo vetëm fryrje por shpesh edhe të vjella. Ekspertët thonë se periudha më e mirë për të pirë kafenë është rreth një orë pas zgjimit.

Gjatë kësaj kohe, ju duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe më pas t’i dorëzoheni kënaqësisë së kafesë. Megjithatë, nëse ju keni nevojë të pini kafenë përpara se të hani mëngjes, sigurohuni së paku që të shtoni pak qumësht dhe ta shoqëroni me një biskotë, për të zbutur ndikimin e dëmshëm që kafeja ka në stomakun bosh./AgroWeb.org