BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Shëndeti

Provoni të pini dy kafe ekspres në ditë dhe do të shikoni se çfarë do të ndodhë në trupin tuaj

Provoni të pini dy kafe ekspres në ditë dhe do të shikoni se

Kafeja e mëngjesit tashmë është rutinë e shumë personave, pa të cilën nuk hapen dot sytë. Shijet për ta pirë janë të ndryshme, por në përgjithësi është pija e parë me të cilën nis dita.

Për shumë prej nesh, kafeja është mënyra e vetme për të filluar me këmbën e duhur dhe për të vazhduar deri në mbrëmje. Sipas shkencës, kafeja të zgjat jetën.

Thuhet se ekspresi është shumë intensiv krahasuar me kafen amerikane, për shkak të përqendrimit më të lartë të kafeinës. Në të njëjtën mënyrë, besohet gjerësisht se ekspresi është shumë gërryes dhe mund të shkaktojë acarim në traktin gastrointestinal.

Në fakt e kundërta është e vërtetë: është kafeja amerikane që përmban nivele më të larta të kafeinës, për këtë arsye efektet anësore të tilla si pagjumësia ose ankthi mund të ndodhin më lehtë duke marrë kafe të zgjatur në krahasim me ekspresin klasik.

Në përgjithësi, përfitimet e konsumit të kafesë përfshijnë një rrezik të zvogëluar të goditjes në tru, një rënie të sëmundjeve të zemrës dhe një incidencë më të ulët të diabetit tip 2, me kusht që 6 gota në ditë mos të tejkalohen.

Sidoqoftë, pirja e dy kafeve ekspres në ditë, dhe jo më shumë favorizon gjithashtu një forcim të rëndësishëm të kujtesës afatgjatë, siç është treguar nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë. Për më tepër, dy ekspresë në ditë ndikojnë gjithashtu pozitivisht në nivelet e vëmendjes, pasi ato shkaktojnë një përqendrim më të lartë të dopaminës në tru në zonat që lidhen me përqendrimin.