Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse duhet ti konsumoni hurmat, ja vlerat ushqyese të tyre

Postuar: 10/09/2018 - 13:15

 Ato janë kosideruar si fruti më i mirë i kësaj stine, por është mirë të dimë edhe disa prej vlerave ushqyese të hurmave në shëndetin tonë. Ato rriten në pemën e quajtur Kaki dhe e kanë origjinën nga kontinenti aziatik. Shpesh janë quajtur edhe “Pema e paqes” për shkak të mbijetesës së bombës në Nagasaki. Më poshtë do të mund të lexoni disa nga vetitë pozitive të hurmave në organizmin tonë:

 
Ndihmojnë në tretje dhe në jashtëqitje
Në fakt, hurmat kanë aftësi shumë të mira laksative dhe ndihmojnë në jashtëqitje për shkak të përmbajtjes së lartë të tyre në fibra, por nëse ato konsumohen të papjekura mirë, pra të pasura me taninë, ato janë të dëmshme dhe e dëmtojnë këtë proces. Nëse konsumohen të pjekura, ato mund të jenë një kurë mjaft efektive në trajtimin e konstipacionit.
 
Forcojnë imunitetin dhe sigurojnë energji për organizmin
Hurmat janë të pasura me vitaminë C, e cila njihet për vetitë e saj në mbrojtjen e imunitetit. Nga ana tjetër, ato përmbajnë sasi të lartë uji, sheqeri, vitaminash dhe mineralesh. Sasia e lartë e karbohidrateve tek hurmat i bën ato të dobishme në përfitimin e energjive të nevojshme për organizmin.
 
Lufton aneminë
Në fakt, nuk ka studime të mirëfillta mbi këtë efekt, por thuhet se hurmat mund të stimulojnë eritropoezën (prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut), si dhe prodhimin e hemoglobinës në sajë të shtimit të përthithjes së hekurit në zorrë përmes ushqimeve, duke çuar kështu në përmirësimin e shkallës së anemisë.
 
Luftojnë lodhjen, stresin dhe sëmundjet kardiovaskulare
Është parë se hurmat kanë efekte pozitive në përmirësimin e lodhjes dhe stresit psikologjik. Rrjedhimisht, si pasojë e efekteve të tilla pozitive, mendohet se ato ndihmojnë edhe në përmirësimin e sëmundjeve kardiovaskulare, në të cilat njihet se një nga faktorët shkaktarë është edhe stresi. Reduktimi i tij ka çuar në reduktimin edhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 12:19

Kolesteroli i lartë, një problem shëndetësor që është bërë një prej të ashtuquajturve “vrasës të heshtur” të qenies njerëzore.

Postuar: 25/09/2018 - 11:55

Të gjithë e dimë se është e shëndetshme. Ja çfarë është e gjitha.

Postuar: 25/09/2018 - 11:47

Infeksioni i veshit mund të rezultojë në ndryshime të ndryshme dhe të përhershme në vesh dhe ko

Postuar: 25/09/2018 - 11:43

Kollitja mund të përfaqësojë një pjesë të mençurisë së përsosur natyrore të trupit tuaj!

Postuar: 25/09/2018 - 10:08

Kohët e fundit, një hulumtim ka konkluduar se mishi i derrit që konsumojmë në baza ditore mund të

Postuar: 25/09/2018 - 10:03

Të shumtë janë ata që ankohen se përjetojnë skuqje të syve.

Postuar: 25/09/2018 - 08:10

Nga studimet rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash.