Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse ju kap ngërçi?

Postuar: 10/09/2018 - 12:02

Tendosja apo ngërçi në pulpën e nëngjurit, që mund të përhapet edhe në kofshë, shpesh tregon ngushtimin kritik apo mbylljen e tërësishme të arteries së këmbës.

Kohë pas kohe tendosja ose ngërçi në pulpën e nëngjurit, mund të shfaqet për shkak të mungesës së mineraleve në trup, më së shpeshti për shkak të djersitjes së tepërt, por shpesh tregon edhe ngushtimin kritik por edhe mbylljen e plotë të arteries së këmbës.

Vendi i tendosjes, përkatësisht i dhembjes, tregon që problemi me siguri është në arteriet e kofshës, por mund të ekzistojnë edhe ngushtim i arterieve në gilca apo në komblik, përkatësisht në bark.

Ngërçi i këmbëve ndodh kur mbyllet arteria

Në këtë rast është i domosdoshëm kontrolli, i cili nënkupton prekjen e pulseve në këmbë dhe përcaktimin e pranisë ose mungesës së ndryshimeve në lëkurën e shputave për shkak të ishemisë.

Pastaj pason përcaktimi i indeksit kolor-dopler, me të cilin përcaktohet raporti i shtypjes së gjakut në këmbë dhe i shtypjes së gjakut në duar, të cilin mjekun e orienton se në cilën masë organizmi nuk ka mundur që nëpërmjet enëve të vogla të gjakut të sigurojë furnizim të këmbës me gjak.

Pas kontrollit, mjeku vendos a është e nevojshme të bëhet menjëherë angiografia apo incizimi i enëve të gjakut me kontrastin dhe të ndërmarrë disa nga metodat e rivaskularizimit, siç është vendosja e stentës apo bypasit.

Në rastin kur përcakton që nuk ka ngushtim kritik të enëve të gjakut, rekomandon shërimin me barna.

Është shumë me rëndësi edhe ecja e përditshme, madje përtej kufijve të dhembjeve, sepse përmirëson qarkullimin e gjakut.

Është me rëndësi të madhe edhe ndërprerja e pirjes së duhanit, sepse është konstatuar që duhani përshpejton dhe përkeqëson arterosklerozën dhe domosdo çon në komplikime, nga të cilat më i vështiri është shfaqja e gangrenës.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 18:21

Ndërsa në internet qarkullojnë një numër i madh recetash qe ju flasin për dobësim, kjo pije rezulton çudibërëse.

Postuar: 23/09/2018 - 18:19

Mësoni recetën e kësaj pije të mahnitshme që bën mrekulli për shëndetin tuaj.

Postuar: 23/09/2018 - 18:17

Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i shpeshtë i diagnostikuar te meshkujt, pas kancerit

Postuar: 23/09/2018 - 17:44

Çiftet që përpiqen të kenë një fëmijë së bashku mund të përfitojnë nga marrëdhëniet dy herë në nj

Postuar: 23/09/2018 - 17:03

Me veshje dhe mbrojtje adekuate, i porsalinduri që në ditën e parë mund të nxirret në park.

Postuar: 23/09/2018 - 16:58

Ndonëse nuk konsiderohet një problem shëndetësor, kruajtja e shpeshtë e skalpit ëshë një ndër pro

Postuar: 23/09/2018 - 16:15

Hudhra mund të forcojë sistemin imun kundër baktereve dhe mund të ndikojë për të mirë në zemrën