BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Shëndeti

Pse koronavirusi po vret edhe të rinj të shëndetshëm? Shkencëtarët zbulojnë çfarë fshihet vërtetë pas kësaj

Pse koronavirusi po vret edhe të rinj të shëndetshëm?

Është e vërtetë që COVID-19 prek më seriozisht njerëzit e moshuar, veçanërisht ata me sëmundje shoqëruese siç janë sëmundja e zemrës, sëmundjet e mushkërive dhe diabeti.

Mjekët e sqarojnë këtë me faktin që imuniteti i një personi të moshuar mund të mos jenë në gjendje të luftojë kundër sëmundjes, dhe virusi mund të përhapet më lehtë, duke mposhtur trupin dhe duke shkaktuar mosfunksionim të organeve.

E megjithatë, ndërsa fillojmë të shohim më thellë dhe dëgjojmë më shumë histori, po bëhet e dukshme tashmë që ka shumë njerëz të rinj që sëmuren dhe shumë të tjerë po vdesin.

Tashmë është koha ta pranojmë njëherë e mirë se COVID-19 nuk është vetëm një virus që prek një të moshuar, pasi është bërë e qartë se edhe të rinjtë dhe të shëndetshmit nuk janë aspak imunë ndaj këtij infeksioni dhe mund të sëmuren deri në vdekje.

Atëherë, çfarë fshihet vërtet pas kësaj?

Shkencëtarët po studiojnë hipotezën nëse përgjigja e kësaj pyetjeje lidhet me gjenet. Ata kanë filluar të provojnë dhe të kuptojnë se çfarë i dallon njerëzit që e kalojnë lehtë sëmundjen, nga ata që vdesin.

Një përgjgije mund të lidhet me një variacion gjenesh në gjenin ACE2.

ACE2 është një enzimë që i bashkëngjitet sipërfaqes së jashtme të qelizave në mushkëri, si dhe atyre të zemrës. Në një artikull në revistën Science, Imunologu Dr. Philip Murphy nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha se “variacionet në gjenin ACE2, mund ta bëjnë më të lehtë ose më të vështirë që virusi të futet në qelizat e mushkërive”.

Së dyti, është gjithashtu e mundur që një përbërës kritik i prodhuar nga trupi, i njohur si “surfacant”, i cili lejon që mushkëritë të zgjerohen dhe të kontraktohen, të ulet në disa pacientë të infektuar me koronavirus.

Për shembull mendojini mushkëritë tuaja si sfungjer, dhe ky përbërës është ai detergjenti që e bën sfungjerin e butë.  Pa të, mushkëria juaj bëhet e ngurtë dhe e ka të vështirë për të funksionuar. Ulja e këtij përbërësi tek të infektuarit, mund të jetë arsyeja pse disa pacientë vazhdojnë të vuajnë edhe pse marrin frymë përmes respiratorit.

Një arsye tjetër që lidhet me vdekjen e të rinjve, është të kuptosh sesi sistemi imunitar i trupit tuaj reagon në radhë të parë ndaj viruseve dhe baktereve. Në disa njerëz të rinj, të shëndetshëm, një sistem imunitar shumë aktiv mund të çojë në një stuhi inflamatore masive që mund të mposhtë mushkëritë dhe organet e tjera.

Në ato raste, problemi nuk është një sistem imunitar i dobët -po është fakti që ai që funksionon shumë mirë. Disa të rinj të shëndetshëm, duke menduar se nuk janë të prekshëm nga kjo sëmundje, kanë qenë më pak të zellshëm për të praktikuar distancën fizike, dhe si rezultat janë ekspozuar ndaj ngarkesave virale shumë të mëdha nga mjedisi.

Tani për tani, pa marrë parasysh moshën tuaj ose gjendjen gjendjen shëndetësore, këshilla mbetet e njëjtë. Qëndroni në shtëpi, lani duart tuaja dhe zvogëloni ekspozimin ndaj virusit sa më shumë që të jetë e mundur. Edhe nëse keni simptoma të buta, është më mirë që të qëndroni në shtëpi për t’u rikuperuar.

/CNN