Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për Sali Berishën, Prokuroria kërkon thirrjen e dëshmitarëve përfshirë ish-kryeministrin, Ylli Rakipin...

Fillon procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, nisin telashet për
x

Shëndeti

Pse nuk duhet t’ju jepni ujë të bllokuarve nën rrënoja

Pse nuk duhet t’ju jepni ujë të bllokuarve nën rrënoja

Në një sërë raportimesh në mediat vendase, të bllokuarit nën rrënojat e godinave të shembura nga tërmeti kërkojnë ujë, po aq sa kërkojnë ndihmë. Është mëse normale të jenë të etur e të dehidratuar nëse kanë ngecur prej orësh të tëra, por sidoqoftë, nuk rekomandohet t’u jepet ujë në të tilla situata.

Një person i bllokuar mund të ketë kaluar në shok dhe në këtë gjendje, trupi heq dorë nga gjithë funksionet që nuk i konsideron jetësore. Enët e gjakut në ekstremitete ngushtohen që trungu i trupit të ruajë ngrohtësinë dhe prandaj të lënduarit duhen mbuluar me batanije; që të ruhet një temperaturë normale në gjithë trupin. Ngaqë funksionet jo jetësore nuk veprojnë më, aparati tretës ndalon së gëlltituri. Kështu që, nëse pijnë ujë dhe u kalon në trake, nuk e kanë më refleksin e kollës e mbyten.

Shoku është shumë i çuditshëm për dikë që e sheh nga jashtë. Një person në shok mund të duket sikur është mirë e bukur dhe për punë sekondash mund të humbasë ndjenjat. Kur dyshohet se dikush ka kaluar në shok, mjafton ta mbani ngrohtë e të mos i jepni asgjë për të pirë a ngrënë. Mund të mbyten pa treguar shenja mbytjeje dhe thjesht të ndalojnë së marri frymë. Sjellja në jetë në këtë pikë bëhet shumë e vështirë.

Së dyti, në rast se personi i lënduar e i etur ka nevojë të operohet, me shumë mundësi do t’i nënshtrohet anestezisë. Anestezia relakson muskujt e stomakut dhe gjithë përmbajtja e tij ngjitet sipër drejt fytit e mund të përfundojë në mushkëri, gjë që do të ishte fatale. Prandaj pacientët hyjnë në sallën e operimit me stomak bosh.

Në rast se personi i lënduar ka pësuar dëmtime në traktin tretës, konsumimi i ujit thjesht do të përkeqësonte gjendjen. Duke qenë se të pranishmit e paspecializuar dinë vetëm çfarë shohin, nuk mund të thonë me siguri se i lënduari ka apo s’ka dëmtime në traktin tretës. Për të shmangur më të keqen, shmanget konsumimi i ujit.

Së treti dhe së fundi, uji ngre tensionin e gjakut dhe mund të shkaktojë hapjen e plagëve të qepura.

Jo vetëm në këtë rast, por në çdo aksident traumatik, nuk rekomandohet që të lënduarve t’u jepet ujë.