Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse shkaktohen bycat në sy dhe si t’i kuroni në mënyrë natyrale

Postuar: 24/06/2018 - 09:49

Byci është një infeksion akut i gjëndrave sekretore të qepallave, që shkaktohen më shpesh nga bakteret streptokoksike, të cilat hyjnë dhe infektojnë gjendrat në afërsi të syrit. Infeksioni mund të shfaqet në formën e një gunge të vogël në qepallën e sipërme ose atë të poshtme, duke shkaktuar rritjen e inflamacionit, skuqje dhe dhimbje të syrit. Në qoftë se infeksioni rëndohet atëherë mund të infektojë edhe pjesën tjetër përreth qepallës ose të gjithë indet përreth syrit. Kjo gjendje mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, por zakonisht shfaqet tek fëmijët.

Në përgjithësi ky infeksion nuk përbën rrezikshmëri për shëndetin nëse kurohet dhe trajtohet në kohë. Ai mund të trajtohet edhe përmes metodave natyrale, ja disa prej tyre:

Raki kumbulle dhe vaj ulliri: merrni një copë pambuk të pastër dhe thithni pak raki kumbulle, shtyrdheni pambukun, në mënyrë që të heqë tepricën e rakisë. Vendoseni pambukun mbi byc dhe mbajeni disa sekonda. Më pas vendosni pak vaj ulliri ekstra të virgjër, të cilin duhet ta mbani pak minuta gjithashtu. Shpëlajeni syrin me çaj kamomili.

Kompresë e ngrohtë: përgatisni çaj kamomili të nxehtë dhe thithni lëngun në një copë pambuku. Vendoseni pambukun në byc (me një nxehtësi aq sa ta duroni). Lëreni kompresën e ngrohtë në sy derisa të ftohet.

Mollë dhe patate: vendosni një fetë mollë ose një fetë patate mbi sy dhe lëreni të veprojë për 30-60 minuta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/02/2019 - 10:39

Kjo kurë e vjetër natyrale e përdorur prej shekujsh është ajo e fiqve të thatë dhe qumështit.

Ky trajtim vlerësohet për gjithë shëndetin e organizmit ndërsa garanton tretjen e mirë.

Postuar: 19/02/2019 - 20:27

 Ka disa arsye të mira për të filluar gjumin lakuriq.

Postuar: 19/02/2019 - 18:44

Produktet kozmetike që ne blejmë çdo ditë për pastrimin e fytyrës sigurisht që janë efektive, p

Postuar: 19/02/2019 - 14:20

Është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime.

Postuar: 19/02/2019 - 14:11

Dhimbjet nga kjo sëmundje vijnë për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore, duke i lënë pac

Postuar: 18/02/2019 - 18:58

Të kesh dhëmbë të bardhë është dëshira e shumë njerëzve dhe për ata që nuk i kanë, përpiqen ta ar

Postuar: 18/02/2019 - 18:15

Edhe pse meshkujt vuajnë më shumë nga rënia e flokut, janë vajzat ato që ankohen më shpesh.