Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse të gjithë njerëzit vjellin pasi pinë alkool?

Postuar: 21/09/2018 - 20:12

Pas një nate të gjatë konsumimi alkooli pjesa më e madhe prej nesh “luten” para tualetit dhe nxjerrin gjithҫka me ndonjë objekt për t’u ndier më mirë. Pse ndodh kjo? Sipas universitetit të Teksasit në Dallas e vjella ndodh sepse alkooli është në të vërtetë një irritues gastrik dhe alteron stomakun. Në fakt konsumimi i tepërt i alkoolit provokon gastrit. Simptomat variojnë, por përfshijnë mostretje, dhimbje stomaku, nauze, gjendje pështjellimi dhe të vjella. Alkooli etilik gjendet në pijet alkoolike si vera me 13%, birra me 5% pijet diku tek 50% dhe pijet alkoolike deri në 70%, të cilat mund të helmojnë sistemin tonë, nëse konsumojmë shumë në një afat të shkurtër kohor. Konsumi i tepërt i alkoolit përcaktohet 5 ose më shumë pije gjatë dy orëve për meshkujt dhe 4 për femrat. Arsyeja se pse vjellim është se alkooli pa u vënë re nga ne kalon nga goja në ezofag, në stomak dhe hyn në zorrën e hollë e më pas në rrjedhën e gjakut. Më pas edhe kur nuk pijmë më niveli i alkoolit në organizëm rritet. Ai thithet shpejt, por eliminohet ngadalë. Sipas një të dhëne nga universiteti i Kolorados e vjella është një seri ngjarjesh. Faza  e parë është nauzeja, e cila është e lidhur me një ulje të lëvizshmërisë gastrike ose kontraksione të muskulit të lëmuar gastrik  në stomak dhe me rritjen e tonusit të muskulit të murit në zorrën e hollë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 10:38

Gurët e tëmthit apo në veshka janë dy ndër sëmundjet më të përhapura në Shqipëri. Gurët e tëmthit krijohen nga forcimi ose kristalizimi i kolesterolit që depozitohet në fshikëzën e tëmthit.

Postuar: 14/12/2018 - 10:30

Leucemia njihet si kanceri i gjakut, i cili ndikon në qelizat e bardha të trupit tuaj.

Postuar: 14/12/2018 - 10:12

Kamomili është një nga bimët mjekësore më të shëndetshme për organizmin.

Postuar: 14/12/2018 - 09:30

Aciditeti dhe problemet me fryrjet në stomak janë jo vetëm bezdisëse por shkaktojnë parehati të m

Postuar: 14/12/2018 - 07:52

Me uljen e temperaturave, nisin edhe problemet me lëkurën tuaj nëse ju nuk kujdeseni për të.

Postuar: 13/12/2018 - 19:44

 Kafja është një pije që secili nga ne e konsumon gjithmonë gjatë ditës mund të ndodhë, që b