
E rëndë/ Të shtënat me armë që lanë tre të plagosur mes tyre dhe dy efektivë Policie, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj bëjnë lëvizjen urgjente. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

Publikohet studimi më i fundit, një në tre persona që kanë kaluar COVID-19 diagnostikohen me këtë problem shëndetësor

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Prill 2021

Një studim i publikuar sëfundmi bën të ditur se një në tre persona që kanë qenë të sëmurë rëndë me Covid-19 diagnostikohet me ndonjë problem neurologjik ose psikiatrik brenda gjashtë muajve të infektimit me koronavirus.
Studimi vëzhgues, që është më i madhi i këtij lloji, përdori të dhëna elektronike shëndetësore të mbi 236 mijë pacientëve, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, dhe gjeti se 34 për qind e tyre kanë përjetuar probleme neurologjike ose probleme të shëndetit mendor pas infektimit. Problemi më i shpeshtë ka qenë ankthi.
Ekspertët shëndetësorë paralajmëruan se sistemi shëndetësor duhet të jetë i furnizuar me burime për t’u marrë me pacientët e prekur nga këto probleme. Ata vlerësojnë se efekti ndaj shërbimeve shëndetësore mund të ndihet për shumë vite, shkruan The Guardian.
Problemet tjera mendore si demenca ishin më të rralla, por jo të pazakonshme te pacientët që kanë qenë në gjendje më të rëndë. Nga pacientët që kanë qenë në kujdes intensiv, 7 për qind e tyre pësuan sulm në tru dhe gati 2 për qind demencë.
Pas marrjes parasysh të karakteristikave themelore shëndetësore, si mosha, gjinia, etnia dhe gjendja e përgjithshme shëndetësore, ekzistonte rrezik 44 për qind më i lartë pas infektimit me koronavirus sesa pas gripit.
Profesori Paul Harrison, udhëheqës i këtij studimi, nga Universiteti i Oksfordit, tha: “Këto janë të dhëna të botës reale nga një numër i madh i pacientëve. Ato e vërtetojnë shkallën e lartë të diagnostikimeve psikiatrike që gjithashtu e prekin sistemin nervor.”
Më të lexuarat


Kura për shërim të shpejtë/ Mjaftojnë tri pika nga ky vaj që përgatitet fare lehtë në shtëpi dhe do të shpëtoni nga këto sëmundje shumë të përhapura

Futini këmbët në ujë të ngrohtë me sodë përpara gjumit dhe do të surprizoheni nga ajo që do t’iu ndodhë

Keni neps për petulla? Ja receta fantastike që do t’ju lërë gojën lëng kur t’i provoni

Cili është më i mirë për shëndetin tonë, sapuni i ngurtë apo i lëngshëm? Ekspertët bëjnë publike informacionet e rëndësishme

Vaj ulliri me kripë/ Si ta përdorni kundër problemeve me kockat, kjo është një trajtim i fuqishëm që do mbeteni të habitur nga rezultati

Pastron mëlçinë dhe tërësisht organizimin për 5 ditë, kjo është kura më e mirë natyrale që i ka befasuar të gjithë ata që e kanë provuar

Keni problem celulitin? Përdorni këto 2 receta për ta zhdukur para se të nisni plazhin

Vlerat që nuk i keni ditur të çokollatës! Ndikon pozitivisht në shëndetin mendor dhe tensionin e gjakut

E dini çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni djathë në mëngjes? Ekspertët bëjnë publike informacionet e rëndësishme

Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse filloni të hani një avokado në ditë për një muaj? Do të ngeleni të befasuar nga përgjigjja e ekspertëve
