
Ulen infektimet me Covid-19 në Shqipëri, ja sa raste u shënuan gjatë 24 orëve të fundit (Zbulohen zonat 'më të nxehta')

Qani me lotë kur qëroni qepë? Ja tre metodat natyrale si të hiqni djegësinë e saj, rezultati është i garantuar

Shkruar nga SOT.COM.AL 11 Shtator 2019

Të gjithëve na ka ndodhur që kemi para një sallatë perfekte me të gjithë përbërësit tuaj të preferuar.
Por shpesh kur e provon, shijon vetëm një gjë: qepën dhe djegësinë saj.
Pas një gote me ujë, larjes së dhëmbëve madje dhe pas një dite e ndjen akoma në frymë aromën e fortë të qepës.
Qepët e pagatuara janë një nga perimet më të shëndetshme, por dhe personat që i adhurojnë stepen për t’i konsumuar të gjalla për shkak të djegësisë që kanë.
Ndërkohë të skuqura, të pjekura apo të ziera bashkë me përbërës të tjerë ato e humbasin djegësinë por humbin edhe shijen unike.
Fatmirësisht ka disa metoda shumë të lehta, të cilat AgroWeb.org i sjell më poshtë, të cilat arrijnë t’i zbusin djegësinë qepëve të gjalla për t’i shijuar në sallata.
Zbutini djegësinë me ujë
Shija unike e qepëve vjen si rezultat i mineraleve të sulfurit, të cilat neutralizohen kur qepët gatuhen, në sajë të nxehtësisë.
Por uji kryen të njëjtin funksion njësoj si dhe nxehtësia, por duke ruajtur vlerat dhe strukturën e tyre.
Mjafton që t’i lini qepët e prera në një tas me ujë përreth 10 minuta dhe në këtë mënyrë djegësia e tyre do ulet.
Nëse qepët janë të vjetra, mjafton që ujit t’i shtoni akull kështu do t’i jepni qepëve fortësinë e zakonshme.
Mbulojini me kripë
Për ata që nuk duan fortësinë që i jep qepëve zhytja në ujë, kriposja e tyre eleminon djegësirën dhe i zbut njëkohësisht.
AgroWeb.org ju këshillon t’i prisni qepët në copa ose si për sallatë, vendosini në një pjatë dhe mbulojini me kripë.
Lërini kështu për 15 minuta dhe më pas shpëlajini.
Diçka e tillë i largon lagështirën dhe djegësinë qepëve.
Nëse dëshironi mund t’i shtypni edhe me dorë duke i zbutur akoma dhe më shumë, si dhe për t’i dhënë një shije më të veçantë.
Bashkoni lëng limoni me uthull molle
Njësoj si uji dhe uthulla e mollës dhe limoni kryejnë funksionin e largimit të djegësisë në mënyrë perfekte.
Mjafton që qepët e prera t’i vendosni në një tas me uthull molle dhe lëng limoni sa të mbulohen.
Lërini të zhytura përreth 10-15 minuta, më pas nëse preferoni mund t’i shpëlani por jo domosdoshmërisht dhe do të përfitoni një shije krejt unike për recetën që po përgatisnit./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Konsumoni nga dy kokrra hurma Arabie çdo ditë për një javë dhe do të ngeleni pa fjalë nga ajo që do t’i ndodhë organizmit tuaj

Mos e largoni nga tavolina! Mësoni arsyet pse brokoli është aq i mirë për fëmijët

Largojnë lodhjen mendore dhe fizike, këto ushqime nuk duhet t’i ndani nga dieta juaj e përditshme

Mbron zemrën dhe forcon imunitetin, hani një kokërr në ditë nga ky frut dhe do të befasoheni nga përfitimet shëndetësore që do të keni

Mos harxhoni më para për ilaçe të shtrenjta, përdorni vaj dhe limon dhe do shëroheni nga këto sëmundje

Zvogëlon shfaqjen e celulitit dhe ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përdoreni këtë ‘recetë’ në shtëpi dhe do befasoheni nga efektet

Humbje në peshë, tretje më e mirë, imunitet të fortë dhe kundër kollës, ky është lëngu natyral që nuk duhet ta ndani për asnjë ditë

Bëhet në kushte shtëpi dhe lehtësisht, ja shurupi natyral kundër kollës

Vuani nga diabeti dhe problemet me frymëmarrjen, zbuloni mënyrën natyrale si ta luftoni

Hani shendetshmëm! Ja ushqimet që duhen konsumuar për një mendje të mprehtë dhe të qetë
