Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Receta/ Reçel me mollë dhe xhenxhefil, vlerat që ka

Postuar: 15/07/2018 - 20:15

Përfitimet e një produkti të gatuar në shtëpi janë të panumërta në krahasim me artikujt që shiten nëpër dyqane dhe supermarkete.

Për shumë amvisa shqiptare, përgatitja e reçelit është shpesh edhe një pasion. Reçeli përbën mënyrën më të mirë për të ruajtur frutat dhe shijuar ato gjatë gjithë vitit.

Reçeli i shtëpisë është më i miri

Përfitimet e një produkti të gatuar në shtëpi janë të panumërta në krahasim me artikujt që shiten nëpër dyqane dhe supermarkete.

Kur përgatisni reçel në shtëpi ju mund të kontrolloni përbërësit që do të hidhen në kavanoz, pastërtinë e tyre por edhe të garantoni mungesën e substancave shtesë, ngjyruesve artificialë, apo pesticidëve.

Duke qenë se frutat janë të freskëta, reçeli i bërë në shtëpi zakonisht përmban përbërës të një cilësie të lartë. Ndërkohë që kur reçeli bëhet në sasi të mëdha për shitje masive, përbërësit e përzgjedhur janë të një cilësie më të dobët.

Përbërësit:

1,5 kg mollë

250-300 gramë sheqer

700 ml ujë

250 gramë xhinxher

3 limonë – lëngu dhe pak lëkurë

Përgatitja

Lajini, qërojini dhe prijini mollët në feta. Vendosini në një tenxhere dhe ruani lëkurat duke i futur në një napë, të cilën duhet ta bashkoni me fetat e mollës gjatë zierjes, që të lëshojnë pektinën shtesë.

Në tenxheren ku keni lënë fetat e mollës, hidhni ujë dhe ziejini të gjitha së bashku deri sa fetat të zbuten.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe largoni qesen prej nape me lëkurat. Më pas shtypini fetat e mollës për të krijuar një masë të njëtrajtshme të qullët.

Shtoni lëkurën dhe lëngun e limonëve, dhe xhenxhefilin e grirë hollë bashkë me sheqerin.

Përziejini të gjithë përbërësit deri sa sheqeri të nisë të shkrijë dhe rikthejeni tenxheren sërish në zjarr.

Kur sheqeri të jetë shkrirë në masën e mollës, rriteni temperaturën dhe lëreni masën të ziejë për 5 minuta dhe më pas përzieni për pesë minuta të tjera. Provojeni nëse shija ju pëlqen.

Në të kundërt përzieni dhe zijeni sërish deri sa reçeli të arrijë trashësinë e duhur. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 15 minuta.

Hidheni reçelin në kavanoz qelqi të pastër dhe të sterilizuar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 08:05

Një studim i fundit shkencor mbi tensionin ka zbuluar se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia kronike janë tejet të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut.

Postuar: 17/02/2019 - 22:56

Konsumimi i përditshëm i vetëm një grami shafran mund të ndikojë në përmirësimin e memories afa

Postuar: 17/02/2019 - 22:47

Tani që mësimi në shkolla ka filluar përsëri, është koha e përkryer për të menduar për ushqimet

Postuar: 17/02/2019 - 20:01

Domatet janë të pasura me likopene që ngadalësojnë procesin e plakjes.

Postuar: 16/02/2019 - 23:53

Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të diet

Postuar: 14/02/2019 - 20:24

Ushqimi pikant është i preferuar për shumë persona