
Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Rigjallëron tërësisht organizmin, mësoni si të përgatisni supën më të shijshme që keni provuar ndonjëherë, por edhe me plotë vlera

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Dhjetor 2020

E lehtë dhe plot shije, kjo pjatë tipike e kuzhinës tradicionale është ideale për gjallërimin e organizmit dhe shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës.
Më poshtë gjeni recetën e shijshme të përgatitjes së supës me mish pule, kos e miell misri në shtëpi.
Për 4-5 persona duhen
4 thela mish pule
3 lugë gjelle miell misri
2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
1 karrotë
3-4 thelpinj hudhra
4-5 lugë gjelle kos
Kripë
Piper
Përgatitja
Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni me ujë të rrjedhshëm thelat e pulës dhe më pas vendosini në një tenxhere ku keni hedhur pak vaj ulliri, karrotën e grirë dhe pak gjalpë të freskët.
Kaurdisni për 1-2 minuta nga të dyja anët, shtoni kripë dhe mbulojini mirë me ujë.
Lërini të ziejnë derisa mishi i pulës të jetë zbutur.
Ndërkohë në një tigan shtojmë vajin e ullirit dhe hedhim dhe miellin e misrit. Me një lugë druri e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë të artë.
Pasi mishi i pulës të ketë zierë, i largojmë thelat nga tenxherja dhe i lëmë mënjanë.
Tek mielli i misrit shtojmë pak nga lëngu i mishit të pulës dhe e përziejmë vazhdimisht, që të mos krijohen kokrriza.
AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni masën e lëngut të pulës dhe ta përzieni mirë derisa masa të njëtrajtësohet me lëngun.
Mishin e pulës pasi të jetë ftohur pak e presim në copa të vogla dhe e shtojmë tek tigani.
Shtojmë dhe piperin e zi dhe 3-4 thelpinj hudhra të shtypura sipas dëshirës, dhe e lëmë që të vlojë në zjarr mesatar.
Kjo supë duhet të jetë pak më e plotë, dhe nëse shohim që kemi shtuar shumë nga lëngu i mishit të pulës, mund të shtoni fare lehtë një lugë gjelle me pure patatesh.
Sipas dëshirës, nëse preferoni që supa të jetë kremoze, kalojeni për pak minuta në mikser.
Pasi të jetë zierë, e heqim tenxheren nga zjarri dhe e ndajmë nëpër pjata të thella, dhe para se ta shërbejmë shtojmë nga një lugë kos. /AgroWeb.org
Më të lexuarat


Receta fantastike e byrekut me gjizë dhe qepë të njoma, ja mënyra si ta përgatisni në shtëpi, do lëpini gishtat nga shija e veçantë

Recetë shumë e thjeshtë/ Kjo është pica më e mirë në botë, do të lëpini gishtat pasi ta realizoni në shtëpi

Receta më e kërkuar në Google, si të bëni tiramisu në kushte shtëpie që të lëpini gishtat

I kemi gatuar gabim gjithë jetën, 4 hapa si të përgatisni makarona "të vërteta"

Do lëpini gishtat! Kjo është receta sekrete për t'i bërë petullat e fshira si gjyshet shqiptare, tani në dimër të shijojnë shumë

Mos i harroni kurrë/ Këto janë 3 gjërat themelore që duhet të dini sa herë që përdorni qepën kur gatuani

E shëndetshme dhe super e shijshme, kjo është supa fatsjellëse që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj natën e ndërrimit të viteve (RECETA)

Rigjallëron tërësisht organizmin, mësoni si të përgatisni supën më të shijshme që keni provuar ndonjëherë, por edhe me plotë vlera

Kjo është përgatitja e duhur e shërbetit të bakllavasë, sekretet dhe truket që duhet t'i dini me patjetër

Për ju që nuk pëlqeni bakllavanë/ Kjo është receta origjinale e sheqerpares Turke dhe që shikon shumë për festat e fundivitit
