Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Roli i vitaminës D për rënien në peshë, ushqimet ku mund ta gjeni

Postuar: 11/07/2018 - 23:33

Njerëzit mbipeshë që kanë një akumulim të përqendruar të dhjamit në zonën përreth belit, janë më të rrezikuar nga mungesa e vitaminës D. Gjetjet e një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, nënvizuan rolin e dëmshëm të mbipeshës në shëndetin e njeriut.

Mungesa e vitaminës D reflektohet në dendësinë kockore por edhe rrit rrezikun për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, imunitetit dhe zemrës. Ekspertët thonë se ka një lidhje shumë të fortë mes akumulimit të yndyrnave në zonën abdominale me nivelet e ulëta të vitaminës D.

Mbipesha Dhe Vitamina D

Sipas të dhënave të studimit, meshkujt obezë kanë më pak vitaminë D në organizëm. Nga ana tjetër, tek femrat mbipeshë, dhjamosja e mëlçisë është ajo që luan rol të fortë në uljen e nivelit të vitaminës D në organizëm.

Burimet e Vitaminës D

Njeriu e merr pjesën më të madhe të vitaminës D nëpërmjet rrezeve të diellit. Kur këto rreze, sidomos ato të mesditës, bien në kontakt me lëkurën, nxisin prodhimin e vitaminës D. Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë,  përfitojnë më shumë vitaminë D. Vitaminën D mund ta gjeni në këto ushqime siç janë:

-Qumështi
-Drithërat
-Salmoni
-Peshku ton
-Skumbria
-Vaji  i papërpunuar i peshkut
-Vaji i mëlçisë së Merlucit

Ngrënia e këtyre ushqimeve, shkakton një sërë reagimesh pozitive në mëlçi dhe veshka. Këto organe e transformojnë vitaminën D në formën e përshtatshme për organizmin.

Sa Vitaminë D Duhet Të Marrë Një I Rritur? Sipas informacioneve të AgroWeb.org, në përgjithësi, të rriturit duhet të konsumojnë 600 njësi të vitaminës D në ditë, pra rreth 15 mikrogramë. Të moshuarit mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojnë 800 njësi të kësaj vitamine në ditë, pra rreth 20 mikrogramë.

Pasojat e Tjera Të Mungesës Së Vitaminës D

Mungesa e zgjatur e vitaminës D shkakton çrregullime të masës minerale të kockave dhe fraktura tek fëmijët dhe të rriturit. Mungesa e kësaj vitamine, nxit problemet me kockat, muskujt dhe shkakton dhimbje të gjymtyrëve. Pamjaftueshmëria e vitaminës D mund të kontribuojë edhe në shfaqjen e osteoporozës.

Studime të shumta e kanë lidhur mungesën e vitaminës D me depresionin, sëmundjet e zemrës, çrregullimet imunitare, infeksionet dhe shtimin e qelizave të dëmshme. Shkencëtarët thonë se mungesa e kësaj vitamine nuk i shkakton këto sëmundje por është një nxitës biologjik për disa procese inflamatore të lidhura me sëmundjet.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2018 - 20:45

Shega është një ndër frutat më të rrallë në tokë për nga vlerat që ka për shëndetin. Ajo është fryti “shërues” i pasur me antioksidantë, gjithmonë  vlerësuar si simbol i shëndetit.

Postuar: 16/11/2018 - 20:36

Ka një shprehje, e cila thotë që dashuria kalon nga stomaku.

Postuar: 16/11/2018 - 20:21

Mund të duket si një gjë e zakontë dhe aspak e nevojshme për të shkuar një spital.

Postuar: 16/11/2018 - 20:13

Dhimbjet e kokës, diarreja, të vjella dhe shenja të tjera klasike të gripit të stomakut sjellin s

Postuar: 16/11/2018 - 19:58

Mjekët thonë se intoleranca ndaj glutenit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz.

Postuar: 16/11/2018 - 19:51

Farat e lirit janë në gjendje të zvogëlojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe njëkohësisht të n