Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rreziku që na kanoset/ Njerëzit po hanë plastikë, ndotje masive nga peshku dhe pirja e ujit në shishe plastike

Postuar: 23/10/2018 - 15:49

Ndotja nga plastika nuk ka kursyer as trupin e njeriut. Shkencëtarët e kanë konfirmuar këtë për të parën herë. Pjesëza të vogla plastike janë gjetur te çdo pjesëmarrës, në një eksperiment që synonte të vlerësonte sesa plastikë hamë dhe pijmë ne çdo ditë.

Deri më tani, pjesa më e madhe e studimeve ishin të fokusuara në natyrë, por studimi i ri tregon se edhe njerëzit po konsumojnë plastikë.Sipas kërkuesve, plastika mund të përfundojë në trupin e njeriut përmes konsumimit të peshkut, apo pirjes së ujit nga shishet plastike.

Është bërë thuajse e pamundur t’i shpëtosh plastikës, por pasojat e saj në shëndetin e njeriut mbeten të panjohura. Mikroplastika është gjetur në të gjitha format e jetës marine, në kripën e detit, në mjalt, në sheqer, birrë, fertilizuesit organikë, në pluhurin e shtëpive tona, e madje edhe në ujin e çezmave, apo atë të ambalazhuar.

Është zbuluar se kimikatet e përdorura në prodhimet e plastikës prekin zhvillimin e organeve seksuale te kafshët dhe peshqit. Druhet se plastika mund të mbajë edhe kimikate toksike, si për shembull metale helmuese, apo hormone që ndërhyjnë me zhvillimin normal seksual drejtpërdrejt në trupin tonë.

Për ekspertët, shkalla e krizës plastike tregon se është e pamundur që njerëzit të evitojnë ngrënien, pirjen apo edhe thithjen e plastikës përmes frymëmarrjes, dhe e gjithë kjo me shumë gjasa ka efekte të dëmshme, pavarësisht se shkencëtarët vazhdojnë të punojnë për të pasur një panoramë më të qartë. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/03/2019 - 19:35

Lëkurat e hudhrës janë përdorur që në lashtësi për të mbajtur organizmin në formë, nxitur qarkullimin e gjakut dhe mbi të gjitha për të pastruar organizmin nga të gjitha toksinat.

Postuar: 18/03/2019 - 19:07

Panxhari është shumë i ushqyeshëm nëse konsumohet dhe i pagatuar por dhe në sallata, lëngje është

Postuar: 18/03/2019 - 18:37

Dieta e super metabolizmit është treguar kryesisht për të humbur peshën e tepërt dhe në të njëjtë

Postuar: 18/03/2019 - 18:24

Kërpudhat janë një ingredient shumë i dashur dhe i pëlqyer në kuzhinat në të gjithë botën.

Postuar: 18/03/2019 - 17:52

Të shumta janë këshillat që vijnë nga stomatologët për trajtimin e dhëmbëve.

Postuar: 18/03/2019 - 16:54

Nëse dëshironi të jeni më të shëndetshëm, të jetoni më gjatë, të keni energji dhe të mos keni pro

Postuar: 18/03/2019 - 16:24

 Xhinxheri është një aleat i shkëlqyer natyror kundër llojeve të ndryshme të sëmundjeve dhe