BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Shëndeti

Rritet në gjithë Shqipërinë, njihuni me vlerat e pabesueshme të bimës medicinale që të huajt e kërkojnë shumë (Lufton nga problemet me tensionin, tek diabeti)

Rritet në gjithë Shqipërinë, njihuni me vlerat e pabesueshme

Bëhet fjalë për një bimë me emrin botanik Arctium lappa. Rrodhen e madhe mund ta keni hasur gjatë shëtitjeve në pyll. Janë pikërisht iriqët e vegjël që ngjiten në pantallona ose çorape.

Gjethet dhe kërcenjtë e Rrodhes së madhe kanë vlera në mjekësinë bimore. Rrënja e bimës ndoshta ka vlera më të mëdha sepse mund të konsumohet si perime dhe është e pasur me fibër.

Gjethet e thata dhe farat e bimës përdoren për vajin esencial që përdoret gjerësisht në mjekësi.

Rëndësia e bimës përmendet edhe në mjekësinë bimore aziatike. Rrodhja e madhe mund të përdoret në kuzhinë por edhe në mjekësi.

Tensioni i gjakut

Një nga aspektet më të nënvlerësuara të Rrodhes së madhe është aftësia për të ulur tensionin e gjakut. Bima ka një përqendrim të lartë të kaliumit që zbut tensionin në sistemin kardiovaskular, qetëson enët e gjakut dhe parandalon shfaqjen e artereosklerozës, atakut në zemër dhe goditjeve në tru

Tretja

Rrodhja e madhe është përdorur për të përmirësuar tretjen falë nivelit të lartë të fibrave që bima përmban. Këto fibra ndihmojnë ushqimin të lëvizë më lehtë dhe parandalojnë konstipacionin, fryrjet, dhimbjet dhe ulçerën.

Diabeti

Ndonëse të gjitha llojet e fibrave mund të rregullojnë ekuilibrin mes insulinës dhe glukozës në trup, inulina – një lloj fibre – është mjaft efikase në zbutjen dhe parandalimin e diabetit dhe simptomave shoqëruese të tij.

Pastrimi i mëlçisë

Substancat që i japin Rrodhes së madhe shijen karakteristike të hidhur ndihmojnë në prodhimin e lëngjeve tretëse në stomak, një proces që  i vjen në ndihmë mëlçisë në largimin e përshpejtuar të toksinave nga sistemi.

Lëkura

Një nga efektet më të njohura anësore të konstipacionit, nivelit të lartë të toksinave në gjak, ose ushqyerjes së keqe, është inflamacioni i lëkurës. Ky inflamacion manifestohet në formën e njollave dhe akneve në lëkurë.

Sistemi imunitar

Sasitë domethënëse të vitaminave C dhe E, të cilat shërbejnë edhe si antioksidantë, e ndihmojnë organizmin të eliminojë radikalet e lira dhe të përmirësojë funksionet e sistemit imunitar.

Çaji i Rrodhjes së madhe

Përgatitja e këtij çaji është shumë e thjeshtë, nëse keni rrënjë të freskët të bimës. Nëse keni gjetur rrënjën e freskët në natyrë ose në pikat e shitjes së bimëve medicinale, atëherë ndajeni në copa të vogla.

Më pas me një thikë rrënjët prijini në shirita të hollë. Lërini të thahen në diell për disa orë dhe më pas vendosini në një tenxhere. Ngrohini por mos përdorni vaj.

Pjekja në tenxhere duhet të zgjasë 5 deri në 10 minuta deri sa shiritat të marin një ngjyrë të artë në nuancat e kafes. Pas ftohjes, shiritat e rrënjës së bimës mund të përdoren për çaj.

Pjesën e mbetur mund ta ruani në një kavanoz të cilin duhet ta mbani në një vend të errët, të thatë dhe të freskët.

Receta

Përbërësit:

8-10 shirita të rrënjës së bimës

2 gota me ujë të pijshëm

1 lugë çaji me mjaltë organik ose sheqer, sugjerohet kaf

Përgatitja

Vendosini shiritat e rrënjës së bimës në një çajnik.

Ujin zijeni veçmas dhe pas 2-3 minutash hidheni në çajnik.

Lërini shiritat të çlirojnë esencën e tyre për 5-10 minuta.

Hidheni çajin në një filxhan dhe shtoni ëmbëlsues natyralë, pra mjaltë ose sheqer./AgroWeb.org