BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Shëndeti

Sa gjatë duhet të qëndroni pa seks për një shëndet më të mirë?

Sa gjatë duhet të qëndroni pa seks për një shëndet

Ju ndoshta nuk e dini, por mungesa e seksit në jetën tuaj ndikon shumë negativisht në shëndetin tuaj seksual. Çdo njeri ka një orë seksuale dhe ka një limit kohor deri kur mund të qëndrojë pa marrëdhënie seksuale.

Duke nisur që 2 javët e para të mungesës së seksit shfaqen efektet e para anësore, si ankthi dhe mungesa e vetëbesimit. Sa më shumë kohë të qëndroni pa seks aq më shumë probleme shëndetësore do të shfaqen. Seksi i rregullt njihet për vetitë e tij pozitive, prandaj është mirë të mos e shmangni edhe nëse ju ka humbur pasioni fillestar. Mungesa e një jete seksuale të rregullt shkakton efekte anësore si reaksione dhe mund të çojë në irritim, zemërim dhe stres, shkruan Shije. Muskujt e vagjinës shtendosen dhe për t’i mbajtur në mënyrë sa më të mirë duhen raportet seksuale në mënyrë periodike.

Ja disa fakte për efektet anësore të mungesës së seksit:

Femrat që nuk kryejnë marrdhënie rregullisht janë të prirur të kenë akne.
Hormoni i kolagjenit sekretohet më pak. Siç e dini kolagjeni është hormoni i cili ruan elasticitetin e lëkurës. Kur ky hormon nuk sekretohet, lëkura plaket më shpejt. Prandaj është mirë të kryeni marrëdhënie rregullisht.

Tek meshkujt mungesa e seksit shton rrezikun e kancerit të prostatës.
Një jetë seksuale e fortë siguron një sistem imunitar më të mirë.

Seksi i rregullt rregullon pagjumësinë tek femrat, pasi gjatë orgazmës çlirohethormoni oksitocinë i cili vepron si qetësues.