
Mblidhet Kuvendi, deputetët kërkojnë interpelancë URGJENTE me kryeministrin Rama, ja çfarë është e paralajmëruar të ndodhë sot

Sa kafe mund të pijnë në ditë personat që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut? Ekspertët japin informacionet e rëndësishme që duhet t’i dini të gjithë ju

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Janar 2021

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet të tregojnë kujdes me kafenë sepse ajo mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër.
Për të arritur në këtë konkluzion, një studim Italian të cilit i referohet AgroWeb.org analizoi të dhënat e 1,200 personave nga mosha 18 deri në 45 vjeç.
Ekspertët përmblodhën dhe analizuan të dhënat mjekësore në një hark kohor prej 12 vitesh.
Pjesëmarrësit në studim kishin një tension sistolik të gjakut që varionte nga 40 deri në 159 mm/Hg dhe një tension diastolik që varionte nga 90 deri në 99 mm/Hg.
Gjetjet E Studimit Italian Mbi Lidhjen Mes Kafesë, Tensionit Të Lartë Dhe Atakut Në Zemër
Në harkun kohor të 12 viteve, ekspertët vunë re rreth 60 raste problemesh shëndetësore me qarkullimin dhe zemrën.
Në 80 përqind të rasteve, njerëzit përjetuan një atak në zemër ndërsa të tjerët u përballën me ishemi, probleme me veshkat dhe probleme me qarkullimin e gjakut.
Sipas ekspertët, njerëzit që pijnë shumë kafe në ditë janë 4 herë më të rrezikuar nga problemet e lartpërmendura.
Njerëzit që pijnë sasi mesatare të kafesë janë 3 herë më të rrezikuar nga këto probleme.
Sasia mesatare e kafesë i referohet 1 deri në 3 pijeve me kafeinë në ditë.
Sasia e lartë ditore e kafesë i referohet 3 -4 ose më shumë filxhanëve kafe në ditë.
Studimi kishte si objektiv të gjente lidhjen mes pirjes së kafesë, tensionit të lartë dhe atakut në zemër por jo të zbulonte shkakun dhe pasojën.
Ekspertët paralajmëruan se njerëzit që kanë probleme me tensionin duhet të kufizojnë sasinë ditore të kafesë dhe nënprodukteve të tij.
Sasia Ditore E Kafesë Ka Shumë Rëndësi
Kafeja, thanë studiuesit, rrit rrezikun e fazës së parë të diabetit që i çel udhën plotësisht diabetit të tipit 2.
Kjo u vu re tek disa pjesëmarrës, duke përfshirë edhe rolin genetik dhe faktorë të tjerë si mbipesha.
Ekspertët inkurajojnë një qasje më të shëndetshme ndaj ushqimit, aktivitetit fizik dhe konsumit të kafesë.
Sipas tyre, një sasi e shëndetshme e kafesë për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë është më pak se 3 filxhanë në ditë./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Vuani nga diabeti dhe problemet me frymëmarrjen, zbuloni mënyrën natyrale si ta luftoni

Hani shendetshmëm! Ja ushqimet që duhen konsumuar për një mendje të mprehtë dhe të qetë

Me këtë recetë stabilizoni tensionin në pak sekonda, ja si të përgatisni dhe përdorini, i keni të gjitha në kuzhinë dhe bëjnë mrekulli

Harroni shpesh gjatë përditshmërisë? Do të befasoheni kur të mësoni çfarë thotë shkenca për këtë gjë

Duhet ta pini herët në mëngjes! Mësoni çfarë i bën trupit tuaj një lugë lëng limoni çdo ditë

Skleroza e shumëfishtë, si ndikon vitamina D tek mbrojtja e trurit, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit zbardhin rezultatet dhe japin këshillat e vlefshme që duhet t'i dini të gjithë

Mund ta përdorni si kurë për diabetin dhe sëmundjet e frymëmarrjes, ja bima që bën mrekulli në organizmin tuaj

Zbuloni çfarë ndodh me ju nëse konsumoni deri në 3 banane në ditë

Pini ujë teksa jeni duke ngrënë? Zbuloni çfarë ndodh me trupin tuaj pas këtij veprimi

Ekzistojnë dy metoda të thjeshta por shumë efektive/ Si të ndaloni takikardinë në më pak se një minutë
