BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Shëndeti

Sa ujë duhet pirë në ditë? Po gjatë dietave? Tani vjen dhe përgjigjja e ekspertëve

Sa ujë duhet pirë në ditë? Po gjatë dietave? Tani vjen

Gjithmonë është mirë të kujtojmë vetitë e pafundme të ujit që shpesh ne tentojmë ta nënvlerësojmë ose harrojmë. Si bimët, edhe ne njerëzit sa më shumë konsumojmë ujë, aq më mirë jemi dhe përfitimet ndikojnë gjithë trupin, nga koka te këmbët.

Pirja e sasisë së duhur të ujit çdo ditë, në fakt, kontribuon për të na bërë të humbim peshë, të zvogëlojmë mbajtjen e ujit, të përqendrohemi në punë dhe të kemi një pamje më të qetë. Jo vetëm kaq, uji eliminon më lehtë toksinat nga trupi ynë, lubrifikon nyjat, lufton kapsllëkun, zvogëlon stresin dhe lehtëson akoma lodhjen e muskujve.

Sa ujë duhet pirë çdo ditë pa bërë ndonjë gabim? Në përgjithësi, mjekët dhe dietologët rekomandojnë të pini rreth 1.5-2 litra ujë në ditë, megjithëse, për të qenë më të saktë, duhet të vlerësojmë faktorin e peshës për të dhënë një vlerësim më të saktë.

Duke pasur parasysh këtë, ekziston një formulë shumë e lehtë, të cilën mund ta zbatojmë gjithmonë: llogaritet që për secilën kg peshë 30 ml ujë është e mjaftueshme, prandaj ata që peshojnë 60 kg do të duhet të pikë 1.8 litra për t’u ndier mirë, ndërsa ata që peshojnë 100, do të duhet të arrijë 3 litra. Kjo vlen si për ditët normale, ashtu edhe gjatë dietave.