Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sallatë me banane dhe mjaltë për të humbur peshë në një kohë rekord

Postuar: 13/06/2018 - 14:54

Sipas dietologëve, ju mund ta shtoni këtë sallatë në regjimin tuaj dhe ta bëni pjesë të dietës. Duke konsumuar sallatë me avokado dhe banane mund të gjeni peshën tuaj ideale. Ja se si ta përgatisni atë:

Ju duhen:
2 avokado
2 banane
2 portokalle
300 gram luleshtrydhe
2 lugë mjaltë
Një kupë me lëng portokalli
Një pako me vanilje me sheqer
Gjysmë luge me arrëmyshk (arrë moskat)

Përgatitja:
Qëroni portokallet dhe pastaj i prisni ato në copa të vogla. Pastaj, zieni në zjarr të ulët arrëmyshkun, vaniljen dhe mjaltin për disa minuta në një enë që nuk ngjit. Më pas hiqeni shurupin. Lëreni të ftohet.
Prisni në feta avokadon. Prisni dhe bananet në copa të rrumbullakëta. Përzieni bananet, portokallet dhe avokadot. Prisni edhe luleshtrydhet në gjysmë dhe shtojini ato në përzierje. Shtoni edhe shurupin dhe vendosini në një tas sallate.

Përfitimet:

Portokallet kanë pak kalori, nuk përmbajnë kolesterol apo yndyrna. Ata kanë fibra si pektina dhe vitaminë C dhe A. Të kombinuara me antioksidantët e tjerë, këto dy vitamina në portokallet ndihmojnë në parandalimin e kancerit.
Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C dhe K, acid folik, fibra, kalium dhe mangan. Për shekuj me radhë, flavonoidet dhe fitonutrientët te luleshtrydhet janë përdorur kundër çrregullimeve të tretjes dhe problemeve të lëkurës. Sasia e lartë e fibrave dhe fruktoza në luleshtrydhe kontrollojnë glukozën.
Banania do t’ju furnizojë me energji. Ajo është e pasur me vitaminë C, mangan, vitaminë B6, fibra dhe kalium.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2018 - 17:18

Ka shumë gjëra që ndihmojnë në zhvillimin e akneve dhe gjëja e fundit që ju dëshironi të bëni është përkeqësimi i situatës. Fatkeqësisht shumë njerëz e bëjnë këtë pa e kuptuar as vetë.

Postuar: 21/10/2018 - 16:08

Jodi është një ushqyes i nevojshëm që lidhet me sasinë e kripës që një person konsumon.

Postuar: 21/10/2018 - 09:55

Është me të vërtetë e vështirë për të folur për këtë çështje , pasi kur fëmija juaj po vuan nga d

Postuar: 20/10/2018 - 23:38

Adoleshentët që rregullisht flenë më pak se gjashtë orë gjumë gjatë natës kanë dy herë më shumë g

Postuar: 20/10/2018 - 21:56

Mjekët kohët e fundit kanë dhënë një tjetër alarm për shëndetin tuaj.

Postuar: 20/10/2018 - 21:47

Ka shumë faktorë të cilët mund të ndikojnë në jetën seksuale mosha, shëndeti, jetesa, dhe e fundi

Postuar: 20/10/2018 - 20:25

Jemi zyrtarisht në stinën e vjeshtës dhe me uljen e temperaturave sidomos në mëngjes dhe në darkë