Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Seks përpara martesës? Zbuloni 5 arsyet bindëse pse duhet ta bëni

Postuar: 14/03/2019 - 18:54

Shumë të rinj ndihen në presion që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale përpara martesës. Kjo justifikohet me nocionin e të qenit “e pastër”. Me të drejtë themi se të gjithë duhet të presin moshën madhore, kur janë të pjekur fizikisht dhe mendërisht dhe të ndihen mirë me partnerin që kanë për të kryer marrëdhënie.

Por ja 5 arsye pse duhet të kryeni marrëdhënie seksuale përpara martesës:
 
Kimia seksuale
 
Jessica Ciencin Henriquez, e cila mbajti “pastërtinë” deri natën e martesës, thotë për Salon:
 
“Trupat tanë donin gjëra të ndryshme nga njëri-tjetri, kështu që ajo ku përfunduam ishte një betejë e vazhdimtë. Unë dëgjoja shoqet e mia të martuara të flisnin të gëzuara për marrëdhëniet e tyre, ndërkohë që vuaja në heshtje për timen. Nuk kishim kimi me njëri-tjetrin dhe kjo thelloi dhe mangësitë e tjera që kishim. 6 muaj pas martese dhe ideja e divorcit më dukej më tërheqëse se çdo gjë tjetër.”
 
Epo për të zbuluar nëse keni kimi me njëri-tjetrin, ka vetëm një mënyrë: të kryeni marrëdhënie!
 
Identiteti seksual
 
Njohim shumë çifte ku njëri nga partnerët ishte në gjendje të mbulonte bindjen e vërtetë seksuale, sepse ai ose ajo thjesht nuk kishte marrëdhënie seksuale me askënd. Mos kryerja e marrëdhënieve me seksin e kundërt mund të nënkuptojë dhe që keni dëshira për seksin e njëjtë të cilat nuk i pranoni. Nuk keni si ta zbuloni, nëse nuk e provoni.
 
Thjesht marrëdhënia seksuale është arsye e mjaftueshme
 
Jo të gjithë janë të shkëlqyeshëm në shtrat dhe shumica e njerëzve nuk fillojnë fare mirë. Seksi i mirë ka të bëjë me dëgjimin e partnerit tuaj dhe të jeni në gjendje të reagoni në përputhje me rrethanat. Por si mund ta dini nëse dikush është një dëgjues i mirë apo reagues nëse nuk e provoni më parë?
 
 
Problemet seksuale
 
Problemet seksuale si ejakulimi i parakohshëm, paaftësia për të patur një ereksion apo edhe një alergji ndaj spermës së partnerit tuaj janë të gjitha të mundshme, a nuk do të ishte më mirë të merreni me këto cështje përpara martesës? Duhet të dini se çfarë ju pret më vonë.
 
Le ta pranojmë fakti që marrëdhëniet seksuale luajnë një rol të madh në martesë. Ashtu si diskutoni për fenë, fëmijët, ku do jetoni së bashku, duhet të flisni dhe për këtë çështje. Nuk është nga ato gjëra që i lihet fatit në dorë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/03/2019 - 20:11

Transferimi i organizmave të dëmshëm nga njëra sipërfaqe në tjetrën shpesh është shkak i helmimit me ushqim.

Postuar: 20/03/2019 - 19:41

Kajsia është një frut e cila së pari është kultivuar në Kinë, derisa persianët e kanë zbuluar.

Postuar: 20/03/2019 - 18:33

Kolesteroli i lartë ndikon te gratë pas menopauzës, pas së cilës ekziston rreziku i sëmundjes së

Postuar: 20/03/2019 - 18:14

 Sinusiti është një proces akut ose kronik inflamator i mukozave të sinuseve paranazale (par

Postuar: 20/03/2019 - 17:57

 Ekspozimi i zgjatur ndaj lagështisë në mjedise të caktuara mund të shkaktojë në mënyrë të p

Postuar: 20/03/2019 - 17:07

Ndonjëherë kur keni yndyrë nuk është aq e rëndësishme sa hani, por çfarë.

Postuar: 20/03/2019 - 14:12

Panxhari është një zhardhok të cilit i janë thurur shumë lavde për shkak të vlerave fantastike që