Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sëmundja e mykut, shenjat që tregojnë se jeni prekur dhe ju nuk e dini

Postuar: 12/09/2018 - 13:21

Për arsye nga më të ndryshmet, shtëpia juaj mund të përmbajë myk.Madje myku është i vështirë të shmanget plotësisht dhe prandaj rekomandohet ta ajrosni sa të mundeni shtëpinë. Zonat me lagështirë dhe sidomos bodrumet janë vendet ku myku shumohet me lehtësi.

Më poshtë po ju tregojmë disa shenja që pohojnë se jeni sëmurë nga myku, por ju nuk e dini:

Shumë lloje të mykut janë jashtëzakonisht toksike, disa janë edhe vdekjeprurëse.  Sipas faqes “CDC”, vlerësohet se ekzistojnë diku midis 10 dhe 300 mijë lloje të ndryshme të mykut. Shumica prodhojnë mikotoksina që janë në gjendje të shkaktojnë një sërë problemesh serioze shëndetësore. Përveç mykotoksinave, të cilat janë kimikate toksike të prodhuara nga myku, një numër i panumërt i sporesh të vogla dhe të padukshme gjithashtu përhapen.

Kur myku hyn në sistemin tonë të trupit mund të shkaktojë atë që njihet përgjithësisht si ‘sëmundja e mykut".Disa prej problemeve që shkakton, përfshin reaksione të tilla si inflamacion, alergji, skuqje, astmë dhe probleme të tjera të frymëmarrjes.

Tek lista më poshtë po ju rendisim disa nga simptomat më të zakonshme që lidhen me sëmundjen e mykut.

Lëkura e thatë 

Vjen si rrjedhojë e toksicitetit të lëkurës

Ndryshimet në “shëndetin” e syve

Çdo ndryshim në ndjeshmërinë ndaj syve duhet gjithmonë të merret seriozisht. Në kushtet e ekspozimit ndaj mykut ajo mund të përfundojë duke shkaktuar alergji dhe në shumë njerëz shkakton simptoma që përfshijnë shikim të turbullt, skuqje dhe kruajtje.

Dhimbje koke

Ata që vuajnë nga dhimbjet kronike të kokës ose migrena, mud ta gjejnë rrënjën tek myku. Sinuset shpesh bëhen të infektuara dhe të përflakura kur merrni frymë nën grimcat e mykut në ajër. Presioni i sinusit është ajo që shkakton dhimbjet e kokës.

Depresioni

Ndjenjat e trishtimit dhe depresionit kanë qenë të lidhura me sëmundjen e mykut dhe studimet kanë zbuluar se hapësirat me lagështirë dhe të errëta janë ideale jo vetëm për rritjen e mykut, por edhe për të pasur një efekt negativ në shëndetin tonë mendor.

Vështirësia e frymëmarrjes

Çështjet e lidhura me frymëmarrjen janë ndër simptomat më të zakonshme të sëmundjes së mykut. Kollitja, frymëmarrja e rënduar etj tregojnë alergji të ekspozimit ndaj mykut. Njerëzit me astmë zakonisht përjetojnë simptoma shumë më të këqija për shkak të të gjitha mikotoksinave dhe spores së mykut të pranishme në ajër në çdo kohë, gjë që mund të shkaktojë sulme të astmës.

Dhimbje trupi

Dhimbje të pashpjegueshme të muskujve, pa shkak të qartë, mund të jetë simptomë e sëmundjes së mykut.

Ka një numër të shenjave të tjera të sëmundjes së mykut dhe ato përfshijnë si në vijim:

Teshtima

Rrjedhje hundësh

Lodhje

Shtim në peshë

Dhimbje në stomak

Diarre

Shtrëngim në gjoks

Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të kërkoni trajtim mjekësor nëse mendoni se mund të jeni ekspozuar ndaj mykut.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/09/2018 - 13:18

Dhimbjet e shpinës, këmbëve etj., janë të tmerrshme dhe zakonisht janë pasojë e stresit, qëndrimit të gabuar dhe stilit të pashëndetshëm të jetesës.

Postuar: 26/09/2018 - 12:08

Është e mundur të mbani shkëlqimin e syve dhe t’i bëni të duken të shëndetshëm nëpërmjet us

Postuar: 26/09/2018 - 10:35

Duke qenë se mishi i pulës është një burim i madh proteinash, të gjithë e konsumojmë atë.

Postuar: 26/09/2018 - 09:48

Ja receta për dhimbjen e shpinës e të nervit shiatik

Përbërësit: 

Postuar: 26/09/2018 - 09:41

Pse të gjitha gratë japoneze kanë një trup perfekt, të tonifikuar dhe lëkurë të pastër.

Postuar: 26/09/2018 - 09:21

 Një dhimbje koke nuk është aspak e këndshme, sidomos kur ajo ju godet në punë apo në rrugë.

Postuar: 26/09/2018 - 09:18

Gjithmonë kini parasysh këto gjëra:

Ngjyra e së verdhës së vezës