BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Shëndeti

Shenjat që të gjithë i injorojnë, por që paralajmërojnë më të keqen

Shenjat që të gjithë i injorojnë, por që
Në studimin e fundit të bërë nga Shoqata Amerikane e Kancerit, evidentohet se ndër shenjat që nuk duhen neglizhuar janë dhe që vlerësohen si paralajmeruese për sëmundje malinje janë:
 
Një rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme, temperaturë që vazhdon prej javësh, hemorragji e pashpjegueshme apo plagë që nuk shërohet.
 
Jini të vëmendshëm dhe tregoni kujdes veçanërisht ndaj shëndetit. Një shprehje thotëse:“Djalli fshihet në detaje!” dhe në fakt edhe për trupin tonë duket se merr shumë kuptim.
 
Rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme, temperaturë që vazhdon prej javësh, hemorragji pa shkak apo plagë që nuk shërohet; këto mund të jenë disa nga shenjat, veçanërisht nëse zgjasin në kohë dhe shkojnë drejt përkeqësimit që konsiderohen si sinjale të hershme për prani të sëmundjeve malinje në trup.
 
Këto evidentohen nga studimet e publikuara së fundmi nga Shoqata Amerikane e Kancerit, e cila apelon për kujdes dhe konsultë të menjëhershme te mjeku në rast të pranisë së këtyre shenjave.
Lodhje kronike
 
Tregoni kujdes me lodhjen kronike të vazhdueshme. Një lodhje e cila vazhdon edhe pasi keni pushuar apo keni fjetur gjumë mirë. Nga një lodhje e cila nuk justifikohet nga bërja e aktivitetit fizik apo nga një periudhë stresuese, duhet të tregoheni tëvëmendshëm. Kjo është një ndër shenjat e para qëparalajmëron kancer në gjak, sikurse është leucemia.
 
Humbje peshe
 
Nëse vazhdoni të bini në peshë pa arsye, drejtojuni menjëherë mjekut. Një rënie në peshë prej 5 kilogramësh apo më shumë mund të jetë një ndër shenjat e para të kancerit në pankreas, stomak, ezofag apo mushkëri. Sipas studiueseve, pjesë e Shoqatës Amerikane të Kancerit, kjo ndodh sepse qelizat e kancerit konsumojnë më shumë energji nga trupi për t’u zhvilluar ose për shkak se ato lëshojnë substanca që mund të ndërhyjnë në metabolizmin e ushqimit.
 
Dhimbje e vazhdueshme
 
Edhe një dhimbje që vazhdon prej javësh dhe që nuk kalon edhe me përdorimin e analgjezikëve mund të jetë njëkambanë alarmi për problem shëndetësor. Në studimin e Shoqatës Amerikane të Kancerit evidentohet se dhimbja është një prej shenjave të para që shfaqet te personat me kancer në kocka apo në testikuj. 
 
Dhimbje koke që nuk kalon apo që shoqërohet me marrje mendsh mund të jetë shenjë e pranisë së kancerit në tru. Ashtu sikurse një dhimbje e vazhdueshme në kurriz mund të jetë sinjal për kancer në zorrën e trashë apo vezoreve.
 
Temperaturë
 
Temperaturë e lartë e vazhdueshme që nuk zbret edhe me marrjen e ilaçeve nuk duhet kurrsesi injoruar. Është kjo një ndër shenjat e para që shfaqet, pasi nganjëherë leucemia dhe limfomat sulmojnë sistemin imunitar dhe trupi kërkon të mbrohet duke provokuar temperaturë.
 
Ndryshime në lëkurë
 
Kur bëni dush, shikoni me kujdes kurrizin, krahët dhe këmbët; mbani mend se çdo ndryshim që ndodh te nishanet në ngjyrë apo në formë mund të fshehënjëmelanomë, kancer lëkure. 
Tregoni kujdes edhe nga ndryshimet nëlëkurë, në rast së bëhet mëe errët, (hiperpigmentizim); apo ngjyrë të verdhë të lëkurës apo ngjyrë e verdhë të bardhës së syve, skuqje të lëkurës apo kruajtje.Nëse rastësisht vini re kokrra të fryra apo fryrje poshtë lëkurës, veçanërisht te gjoksi apo testikujt, mos u vononi dhe bëni kontrolle të menjëhershme. 
 
Mund të bëhet fjalë për kiste normale, por kjo mund të jetë edhe sinjal për kancer.
 
Ndryshim i zakoneve
 
Ndryshim i funksionimit të urinimit apo të tretjes.Nevoja për të urinuar mëshpesh se zakonisht apo dhimbje mund të jetë shenjë e kancerit të vezikës apo prostatës. Diarreja e vazhdueshme apo kapsllëk mund të bëhet fjalë përkancer të zorrës së trashë.
 
Kollë apo ngjirje zëri
 
Një kollë që nuk largohet mund të jetë shenjë e kancerit në mushkëri. Ngjirje e vazhdueshme e zërit mund të jetë një shenjë për kancer në laring apo në tiroide.
 
Gjakderdhje
 
Mbani nën vëzhgim nëse keni humbje gjaku të pazakontë apo pa dëmtime fizike. Pështyma me gjak mund të jetë shenjë për kancer mushkërie, shpjegon studimi i Shoqatës Amerikanë të Kancerit, të dhënat e të cilës evidentojnë gjithashtu se gjaku nëfeçe mund të jetë shenjë për kancer në zorrë të trashë. 
 
Kanceri i mitrës, mund të shkaktojë gjakderdhje vaginale, ndërsa prania e gjakut në urinë mund të jetë shenjë për kancervezikës apo të veshkave. Rrjedhje gjaku nga gjoksi mund të jetë shenjë e kancerit të gjirit.
 
Vështirësi në gëlltitje e tretje
 
Probleme me tretjen edhe pas një vakti të lehtë apo probleme me gëlltitjen mund të jenë shenjë e kancerit në ezofag, stomak dhe laring.
 
Njolla të bardha në gojë
 
Në zgavrën e gojës formohen njolla të bardha dhe të kuqe si dhe plagë. Më pas shfaqen lezione të bardha të quajtura leukoplakia, të cilat mund të paralajmërojnë transformimin malinj. Në këto raste leukoplakiaështë shenjë pre-kanceroze, e cila shkaktohet nga pirja e duhanit apo nga konsumimi i tepërt i alkoolit. 
 
Nëse nuk e trajtoni, këto lezione mund të kthehen në kancer oral. Prandaj është e rëndësishme t’i drejtohemi sa më shpejt të jetë e mundur mjekut apo dentistit.