Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shenjat që tregojnë se po e teproni me kafen

Postuar: 20/08/2018 - 20:00

Nuk kemi ndërmend t’ju themi që të hiqni dorë nga kafja. Dita jonë nuk mund të imagjinohet pa atë kafen e mëngjesit. Por, ju sugjerojmë që të mos e teproni me të, pasi mund të shkaktojë efekte anësore.
 
Këto janë 5 shenjat që tregojnë se e keni tepruar me konsumin e kafes:
 
Ndiheni pak të nervozuar
Kafja nuk është vetëm një stimulues i sistemit nervor, por kafeina bllokon edhe receptorët adenozine ndërkohë që rrit adrenalinën, dopaminën dhe glutamaten, një kombinim që mund të shkaktojë ankth, rritje të rrahjeve të zemrës, nervozizëm etj.
 
Shkoni shpesh në tualet
Kafja është diuretike, që do të thotë se shkakton urinim të shpeshtë, sidomos nëse nuk jeni konsumues të rregullt të kafes. Në këtë rast është mirë që kafen ta shoqëroni me një snack të shëndetshëm.
 
I kapsitni shpesh sytë
Kafeina është një nga tre shkaktarët kryesorë të kapsitjes së shpeshtë të syve. Një studim i kryer nga Universiteti York tregon se kafeina çon në prodhimin e serotoninës dhe noradrenalinës, neurotransmetues ngacmues që mund të rrisin riaktivitetin në muskuj dhe nerva.
 
Ju duhet të shkoni urgjentisht në tualet
Kafja ka një efekt laksativ tek rreth 30% e njerëzve. Si përmbajtja acidike e kafes, ashtu edhe efekti i saj stimulues në zorrë, mund të lindin nevojën për të shkuar urgjentisht në tualet (këtë herë për një problem më madhor).
 
Nuk mund të flini
Sipas shkencës, kafja mund të sabotojë gjumin, edhe nëse keni kaluar një ditë të lodhshme. Kafja mund të çrregullojë edhe ritmin kardiak, duke shkaktuar letargji gjatë ditës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/09/2018 - 08:02

Infeksioni ne fyt është një infeksion bakterial që mund të bëjë që fyti të ndihet i lënduar dhe i fryrë. Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë komplikacione të mëtejshme.
 

Postuar: 26/09/2018 - 08:00

Duam t’ju tregojmë për një ilaç të fuqishëm natyror, që ju ndihmon të eliminoni në vetëm 10

Postuar: 26/09/2018 - 07:58

Sindroma e këmbëve të lodhura (RLS) është një çrregullim, i karakterizuar nga një nevojë e fort

Postuar: 25/09/2018 - 23:56

 Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sido

Postuar: 25/09/2018 - 22:49

HIV është një virus që prek sistemin imunitar.

Postuar: 25/09/2018 - 21:00

Shfaqja e ndjenjës së ankthit një herë në kaq kohë dhe vuajtja nga ankthi janë dy gjëra krejt të