BREAKING NEWS

Shtohet presioni ndaj partive politike, pas SHBA edhe OSBE kërkon që të inkriminuarit të lihen jashtë zgjedhjeve, pritet ndryshim rrënjësor në Parlament

Shtohet presioni ndaj partive politike, pas SHBA edhe OSBE kërkon që
x

Shëndeti

Shërimi i kollës pa ilaçe: Si të kujdesemi për veten në kushte shtëpie me këto 4 mënyra

Shërimi i kollës pa ilaçe: Si të kujdesemi për veten

Pini shumë lëngje si ujë, ose diçka të ngrohtë të shoqëruar me mjaltë, si kamomil, trumzë. Kujdesuni që këto lëngje të mos jenë shumë të nxehtë, sepse në këtë mënyrë gryka mund të irritohet.

Blini ujë të oksigjenuar dhe filloni ta hidhni në hundën 4-5 herë në ditë. Kjo metodë nuk është e lehtë, por është shumë efektive.

Kujdesuni që të bëni disa herë dush të nxehtë me avull. Avulli ndihmon në hapjen e hundëve.

Për të krijuar më shumë lagështi, vendosni një peshqir të lagur ose një enë me ujë mbi kaloriferin e nxehtë.

Gjatë gjumit vendosini 2-3 pika eukalipt poshtë hundës në mënyrë që të merrni frymë më lehtë.

Në një tenxhere  mund të zieni ujë me trumzë dhe të thithni avullin e tij.