Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shëron 6 sëmundje, konsumoni nga një banane çdo ditë dhe do të befasoheni nga ajo që do t’iu ndodhë

Postuar: 07/10/2019 - 10:22

Të pasura me vitamina dhe minerale, bananet janë frutat më të shëndetshme në botë. Konsumimi i të paktën një bananeje në ditë ju ndihmon të ulni rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme dhe përmirëson shëndetin.

Bananet janë gjithashtu një nga frutat më të preferuar të pothuajse gjithë njerëzve. Por, e dinit që banania mund të jetë më e mirë se një ilaç? Nëse për çdo problem me shëndetin merrni ilaçe, ju mund të bëheni të varur ndaj tyre, pa harruar efektet e shumta anësore që ata kanë. Prandaj është mirë që për probleme të vogla të përdorni kura natyrale dhe të ushqeheni me ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime.

Këto 6 probleme me shëndetin mund të zgjidhen më mirë me banane:

Problemet me tretjen (kapsllëku dhe gazrat) – Ky frut është një probiotik që stimulon tretjen e ushqimeve. Fibrat e shumta në banane ndihmojnë në normalizimin e zorrëve. Ai shërben si një laksativ natyral.

Stres – Stresi prek direkt metabolizmin duke ulur nivelin e kaliumit dhe sheqerit në trup. Konsumoni një banane çdo ditë për të rregulluar nivelet e kaliumit, sheqerit dhe energjisë. Gjithashtu mbani zemrën të shëndetshme me këtë mënyrë.

Tensioni i gjakut – Shumë njerëz kanë tension të lartë të gjakut pasi kanë mungesë të kaliumit dhe konsumojnë sasi të mëdha të kripës çdo ditë. Kaliumi tërheq kripën nga ushqimi dhe e nxjerr jashtë trupit. Prandaj konsumoni banane për të mbajtur nën kontroll tensionin e gjakut.

Sindromi premenstral – Këto fruta janë të pasura me vitaminën B6, që kontrollon nivelet e glukozës. Nëse këto nivele janë në rregull, atëherë nuk do të keni shumë dhimbje para se t’ju vijë cikli menstrual. Bananet ulin gjithashtu shanset për fryrje ose dhimbjet të barkut, apo ndryshim të humorit gjatë ciklit menstrual.

Depresion – Bananet ndihmojnë në kalimin e depresionit falë niveleve të larta të triptofanit, që konvertohet në serotoninë, duke i bërë më të lumtur neurotransmetuesit e trurit.

Ndihmon për t’u dobësuar – Kombinimi i një bananie me ujë në temperaturë dhome do të përshpejtojë metabolizmin dhe mund të ndikojë në reduktimin e yndyrës në trup. Bananet përmbajnë gjithashtu një lloj niseshteje që ju bën të ndiheni të ngopur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 06/12/2019 - 14:55

Ato janë të pasura me magnez, kalium, fibër dhe proteinë, të cilat janë shumë të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksionit të shumë organeve në trupin e njeriut.

Postuar: 06/12/2019 - 08:47

Imuniteti i njeriut ka nevojë për vitamina, minerale e antioksidantë, të cilat për fat të mirë mu

Postuar: 06/12/2019 - 08:47

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit

Postuar: 04/12/2019 - 14:45

Shkencëtarët besojnë se vaksina kundër HIV-it, virusi që e shkakton AIDS-in, mund të jetë në disp

Postuar: 04/12/2019 - 13:49

Sapo temperaturat bien, trupi juaj fillon të ndjejë ndryshimet e para, për të cilat duhet të keni

Postuar: 03/12/2019 - 20:08

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e duarve është gjëja e parë dh