
Ngjarje kriminale/ Zbrazen plumbat mbi uniformat blu të Policisë në Mamurras, plagosen rëndë dy efektivë, nisen me urgjencë në spital

Shkatërrojnë kujtesën dhe rrisnin rrezikun e Alzheimerit, këto janë ushqimet që duhet t’i eliminoni

Shkruar nga SOT.COM.AL 31 Mars 2021

Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim progresiv dhe i pakthyeshëm i trurit që dalëngadalë shkatërron kujtesën, aftësinë e të menduarit dhe eventualisht atë të kryerjes së veprimeve më të thjeshta.
Në shumicën e rasteve, simptomat e para të sëmundjes nisin në mes të gjashtëdhjetave.
Problemi i parë që vërehet në këto raste është harresa. Pacientët harrojnë të kryejnë detyrat më të thjeshta jo vetëm në shtëpi por edhe në punë.
Sëmundja shkakton konfuzion, përhumbje dhe vështirësi në formulimin e fjalëve.
Çfarë Ndodh Në Trurin e Një Personi Të Prekur Nga Alzheimeri?
Në trurin e njeriut gjenden 100 miliardë neurone. Secila prej tyre është e lidhur ngushtë me tjetrën duke krijuar kështu rrjete të mirëfillta komunikimi. Secili grup neuronesh ka një mision të caktuar.
Disa janë përgjegjëse për të menduarin, të mësuarin, kujtesën, shikimin, dëgjimin, nuhatjen dhe lëvizjen.
Neuronet janë si fabrika të vogla që punojnë fort dhe që kanë nevoojë për shumë oksigjen.
Sëmundja e Alzheimerit krejt papritur shkakton ‘pezullimin e punës’ në këto ‘fabrika’ neuronesh.
Shkencëtarët nuk e kanë zbuluar akoma pikënisjen e problemit, por kur neuronet dëmtohen ato nuk e bëjnë dot punën dhe vdesin.
Shkatërrimi i këtyre qelizave shkakton një efekt domino që prek kujtesën, personalitetin e të tjerë.
Ushqimet Që Rrisin Rrezikun e Alzheimerit
Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se një regjim ushqimor i pasur me sheqer, produkte me niseshte (siç është buka, mielli, orizi i bardhë) dhe mishra të përpunuar mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e sëmundjes.
Ushqimet e përpunuara rrisin depozitat e yndyrnave në organizëm. Këto më pas kontribuojnë në shfaqjen e inflamacionit kronik që mund të përhapet edhe në tru dhe të shkaktojë dëme të mëtejshme.
Çfarë I Bën Mirë Zemrës, Është e Mirë Edhe Për Trurin
Studimet thonë se njeriu duhet të kujdeset që të ushqehet shëndetshëm që në moshë të re që mos të ketë probleme në moshën e tretë.
Një regjim i mirë ushqimor për zemrën konsiderohet i përshtatshëm edhe për shëndetin e trurit.
Ai duhet të përfshirë, vajin e ullirit, frutat, perimet, drithërat e plota, legumet dhe sa më pak mish të kuq./AgroWeb.org
Më të lexuarat


Keni neps për petulla? Ja receta fantastike që do t’ju lërë gojën lëng kur t’i provoni

Cili është më i mirë për shëndetin tonë, sapuni i ngurtë apo i lëngshëm? Ekspertët bëjnë publike informacionet e rëndësishme

Vaj ulliri me kripë/ Si ta përdorni kundër problemeve me kockat, kjo është një trajtim i fuqishëm që do mbeteni të habitur nga rezultati

Pastron mëlçinë dhe tërësisht organizimin për 5 ditë, kjo është kura më e mirë natyrale që i ka befasuar të gjithë ata që e kanë provuar

Keni problem celulitin? Përdorni këto 2 receta për ta zhdukur para se të nisni plazhin

Vlerat që nuk i keni ditur të çokollatës! Ndikon pozitivisht në shëndetin mendor dhe tensionin e gjakut

E dini çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse konsumoni djathë në mëngjes? Ekspertët bëjnë publike informacionet e rëndësishme

Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse filloni të hani një avokado në ditë për një muaj? Do të ngeleni të befasuar nga përgjigjja e ekspertëve

Mos harxhoni para për ilaçe/ Ja si ta shëroni sëmundjen e tiroides vetëm me qepë të kuqe

Kujdes, mos e përsërisni më këtë gabim! Këta njerëz nuk duhet të konsumojnë kafe turke, ja çfarë u shkakton në organizëm
