Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shkenca është e bindur/ Së shpejti do të mund të shërohet forma më vdekjeprurëse e kancerit të gjirit

Postuar: 11/11/2019 - 15:48

Për gratë, të cilat vuajnë nga forma trefishe e kancerit të gjirit, e cila është forma më e rëndë e këtij lloji të kancerit, tanimë ka një shpresë, shkruan Dailymail.

Kjo formë e kancerit është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse të ditëve të sotme. Vetëm 77% e njerëzve, mund të mbijetojnë më shumë se 5 vjet pas diagnostikimit.

Së fundmi, doktorët britanikë me anë të një studimi, kanë thënë se disa terapi, në formë të tabletave, që kanë për qëllim aktivizimin e sistemit imunitar, janë aprovuar dhe mund të dalin në treg shumë shpejt.

Sipas studimeve, gratë duhet të përdorin një lloj të medikamenteve, paralelisht me kimioterapinë. Një nga gratë e para në Britaninë e Madhe, të trajtuara me këtë metodë është një 45-vjeçare, e cila ka thënë se ndihet shumë më mirë dhe rezultatet e analizave mjekësore kanë treguar se tumori është zvogëluar dukshëm.

Shkencëtarët janë të bindur, se kjo metodë do të jetë shumë efektive në trajtimin e këtij lloji të kancerit dhe se shumë shpejt, të gjithë personat e diagnostikuar do të kenë mundësi të trajtohen me të.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 20:19

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organeve dhe të gjithë organizmit.

Postuar: 13/12/2019 - 14:09

Një studim i publikuar më herët këtë vit shpjegon se boronicat janë ndër frutat më të mira për ul

Postuar: 13/12/2019 - 11:28

Që të ndiheni të hidratuar, të freskuar dhe të lehtë, çdo ditë mjafton të konsumoni një gotë me u

Postuar: 13/12/2019 - 10:47

Njerëzimi e ka njohur problemin e gurëve në veshka që nga viti 600 para Krishtit.

Postuar: 12/12/2019 - 20:36

Me ndryshimin e stinëve, sëmundjet më të zakonshme si përshembull gripi, janë më të pranishme në

Postuar: 12/12/2019 - 14:05

A e dinit që zemra juaj mund të rrahë edhe kur është e shkëputur nga trupi?

Postuar: 12/12/2019 - 12:52

Nuk është nevoja të shpenzoni pafund para për produkte bukurie të shtrenjta, kur mund të gjeni zë